Qysh Me Ndihmu me Ngjyrosë Monumentin Newborn?

Ideja e monumentit NEWBORN ishte që të ngjyroset çdo vit ndryshe. Kjo do ta krijonte një vepër, e cila do të ishte e njëjtë në formë, por e ndryshme në pamje për çdo vit, që do ta bënte të veçantë në botë.
newborn2
Kjo ide nuk u lejua të realizohej asnjëherë nga autoritetet, dhe sivjet, për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN u ngjyros në një të verdhë nga po ato autoritete, që nuk i gjason as asaj origjinales, pa u konsultuar me autorin e veprës, duke bërë kështu shkelje të rëndë të të drejtave autoriale.

Meqë NEWBORN është i ndërtuar që të shkruhet e vizatohet në të nga secili qytetar i botës, ju ftojmë që ta realizojmë së bashku idenë e ditëlindjes së parë, që të ngjyroset NEWBORN me flamujt e të gjitha shteteve që e njohën pavarësinë e Kosovës.

Na duhet ndihma jote për shumë gjëra, prandaj të lusim që të na bashkangjitesh të shtunën, më 16 shkurt, nga ora 10 në mëngjes, që ta ngjyrosim bashkë deri në përfundim.

– Nëse je piktor, na duhesh për të na ndihmuar me detaje të shumëta, dhe na duhen brushat tua.

– Nëse je bojaxhi, na duhesh për ndihmë për të na këshilluar dhe ndihmuar me aftësitë tua, si dhe ndihmë për t’i siguruar ngjyrat.

– Nëse je ndërtimtar, na duhesh për të na ndihmuar me shkallë dhe skele për të na lehtësuar punën.

– Nëse je përkrahëse e idesë, na duhet tharësja yte e flokëve, që të na ndihmosh të thajmë ngjyrën sa më shpejt.

Nëse je elektricist, na duhet ndihma jote me kablla vazhdues për thareset e flokëve, si dhe mjete ndriçuaes për të punuar natën.

Nëse je dashamir i idesë, na duhet ndihma jote për të financuar blerjen e ngjyrave dhe brushave, pjesën më të madhe të së cilës po mundohemi ta mbulojmë vetë, por shpenzimet nuk janë edhe aq të vogla.

Nëse do të ndihmosh dhe nuk di se si, më poshtë është lista me gjëra që mund të na shërbejnë:
– Brusha ose rollera (valaka) të të gjitha llojeve dhe madhësive
– Tharëse flokësh, sa më shumë, më mirë
– Sa më shumë lecka
– Dorëza, kapela dhe rroba që nuk ju duhen, për ngjyrosje
– Shkallë apo skele për të arritur lartësitë në 3 metra
– Ndihmë financiare për të blerë ngjyrat
– Ndihmë me ushqim dhe pije për vullnetarët

Për çfarëdo tjetër, nëse do të jesh vullnetar dhe ke ndonjë këshillë apo do të ndihmosh, të lutem kontaktoji këta persona:

1. Flutura Ibrahimi – 045 66 55 11
https://www.facebook.com/UtaIbrahimi

2. Besnik Bujupi – 045 66 55 15
https://www.facebook.com/besnik.bujupi

3. Fitim Gashi – 045 669 773
https://www.facebook.com/fitim.gashi

Ngjyrosja do të fillojë në orën 10 të mëngjesit dhe do të përfundojë deri ta kryejmë krejt. Mund të vish në çfarëdo kohe, por sa më herët, aq më mirë.

Vesh rroba të ngrohta, sepse punë ka shumë dhe mund të jetë ftohtë.

Qysh me maru Pankarte Proteste me mjete te zyres?

Qysh me kriju flamura të vegjël?