Qysh Me Ndihmu Femijen me Zgjedh Sportin e Duhur?

Në fillim fëmija duhet lënë i lirë të zgjedhë atë sport që e zbavit më shumë, megjithëse ju, si prindër, mund të mos ju pëlqejë. Është shumë e rëndësishme që ta lini atë të zgjedhë lirshëm, pa ushtruar presion mbi të.

Konsultohuni me fëmijët

Pyeteni fëmijën nëse kërkon të bëhet pjesëtar i ndonjë skuadre apo preferon sporte atomike, d.m.th. ato sporte që nuk janë të organizuar në skuadra, sikurse p.sh është futbolli (një sport masiv). Sport atomik mund të jetë noti, tenisi etj. Vërtetoni nëse i pëlqejnë sporte me kontakt të fortë fizik (p.sh. basketbolli, futbolli etj) apo të tjerë me më pak kontakt të tillë (si p.sh. noti, volejbolli etj.).

Sporti në harmoni me zhvillimin e fëmijës

Prindërit së bashku me fëmijët duhet vazhdimisht të kontrollojnë favoret dhe disfavoret e sporteve në grupe dhe tyre atomike. Këto të fundit e kanë të domosdoshme konkurrencën me vetveten, duke rritur kështu vetëbesimin tek fëmija, ndërsa sportet në grup përmbushin nevojën shoqërore të fëmijëve dhe u japin kënaqësinë e pjesëmarrjes në një përpjekje masive.

Natyrisht në këto sporte kërkohen karaktere të fortë, pasi në grup zhvillohet shumë ndjenja e konkurrencës midis pjesëtarëve. Sporti që do të zgjedhë fëmija duhet të ketë lidhje direkte me zhvillimin trupor dhe shpirtëror të tij. Sa më shumë harmoni të ekzistojë midis sportit dhe trupit aq më të mëdha janë edhe të mirat për fëmijën.

Burimi: Zeri.Info

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?