Qysh Me Ndale Teshtitjen?

Teshtitja eshte mekanizem natyral i trupit. Ne shume kultura cilesohet si gafe shoqeror, vecanerisht nese nuk keni ndonje shami ne dore. Megjithate, shume njerez duan ta ndalojne teshtitjen per shume arsye.

Kuptoni se pse teshtisni. Ne shume raste teshtija eshte menyra e trupit per te larguar gjera nga hunda qe shkaktojne irritim. Ne raste tjera teshtija lidhet me te ftohtit, duke larguar rreth 40,000 pikela mikroskopike infektuese. Poashtu, shume teshtitje jane reaksione psikosomatike  te mendimeve dhe emocioneve shqetesuese. E vetmja e keqe e teshtisjes eshte perhapja e semundjes, qe mund te parandalohet duke perdorur shami apo edhe vendosur krahun e dores perpara gojes dhe hundes.

Dijeni kur ta ndaloni teshtisjen. Teshtitja, teknikisht e njohur si sternutacion, eshte proces i rendesishme i trupit. Teshtisja e zakonshme largon ajrin nga trupi me shpejtesi deri ne 160 km/h, shpejtesi marramendese qe mund te shkaktoje lendime serioze nese ndalet gabimisht. Per kete arsye nuk duhet ndaluar kurre teshtimen qe eshte ne progres. Per shembull, mos e mbani hunden apo gojen mbyllur gjate teshtitjes. Forca dhe shpejtesia e teshtitjes mesatare, nese ndalet gjate progresit, mund te shkaktoj humbje te degjimit dhe te demtoje enet e gjakut ne koke.

Perdorni nje nga keto menyra per te ndalur teshtitjen, kur eshte e pershtatshme per tu bere. Keto teknika nuk perdoren kur te ju vije teshtisja befas. Keto vlejne vetem atehere kur ju e ndieni se eshte duke ardhur. Shumica nga keto funksionojne sepse ju bejne qe te fokusoheni ne ndjesine fizike dhe jo ne teshtitje. Ndodh ngjashem sikurse kur e pickoni veten ne menyre qe t’harroni dhimbjen e gishtit te vogel ne kembe.

  • Nese i fryeni hundet kur ndjeni se po ju vie teshtitja, do ta parandaloj.
  • Shtypni dhembet e siperm nga brenda me gjuhe me gjithe forcen qe keni ne gjuhe derisa ajo ndjenja ngacmuese e teshtitjes te largohet.
  • Pickojeni majen e hundes para teshtitjes dhe mbani frymen.
  • Nese keni teshtitje te njepasnjeshme, fryeni hundet here pas here per t’i pastruar vrimat e hundes nga irritimet.
  • Me gishtin e madh dhe tregues kapeni hunden, dhe shtyeni here ne te majte dhe ne te djatht me kujdes derisa te largohet teshtitja. Nese vec jeni vonuar, atehere doren e keni afer hundes dhe gojes kur teshtisni.
  • Syte tuaj instinktivisht mbyllen kur te teshtisni. Duke mbajtur syte hapur do te parandaloj trupin tuaj te lejoj teshtisjen.
  • Nese e shihni dikend qe eshte gati te teshtis, thuani “Ananas.” Absurditeti dhe koha e fjales kur e thuani detyron trurin te harroj teshtimen.
  • Shtyeni majen e hundes larte me gisht kur ndjeni kruarjen ne hunde.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?