Qysh Me Menaxhu Stresin?

Ne të gjithë e dimë që stresi na sëmurë. Pra çka mund të bëjmë? Një strategji e sigurt që të përballesh me stresin është që të ushtrosh rregullisht. Ushtrimet rrisin qarkullimin gjë që ndihmon në largimin e materieve toksike të stresit që lundrojnë në rrjedhë të gjakut e gjithashtu zvogëlon ankthin dhe depresionin. Pra ju që vuani nga ankthi dhe depresioni duhet të ushtroni që të jeni më të qetë dhe pa depresion.

Gjithashtu hulumtimet e fundit e mbështesin të menduarit se stresi zvogëlohet nga meditimi, kështu pra ja vlen të mësoni si te meditosh.

Psikologu Ethan Kross nga Instituti i hulumtimeve Shoqërore në Universitetin e Michigan-it, thotë se të krijojmë pakë distancë nga problemet tona ndihmon më mirë në menaxhimin e stresit emocional. Ne në një mënyrë anojmë ti mohojmë problemet duke i injoruar ose duke shpërqendruar vetveten nga to, apo të zhytemi e të luhatemi në to duke rishqyrtuar gabimet vazhdimisht gjersa përjetojmë prapë të njëjtat emocione negative.

Hulumtimi i Kross-it në vend të saj sugjeron që të krijojmë distance mentale nga problemet dhe ti analizojmë nga një perspektivë më pak emocionale, kjo liroj stresin dhe ndihmon ata që të dalin nga përvojat negative me kalimin e kohës.

Epo, kjo është ajo që medituesit kanë sugjeruar për mijëra vite. Përderisa hulumtuesit vazhdojnë të bëjnë prova në shkencën e si të ndihesh më mirë kur të kaplon stresi, ti mund të adoptosh që tash teknikat medituese në mënyrë që më mirë ta përballosh stresin.

Eksperimenti i Kross-it  Si Te Menaxhohet Stresi

Gjatë eksperimenteve të tij Kross ka shty njerëzit që t’i qasen problemeve depresuese në njërën nga tri mënyrat: duke shpërqendruar vetveten, duke zhytur vetën në problem apo duke shikuar dhe analizuar problemin pasi ta kenë bërë një hap prapa ku mentalisht dhe emocionalisht janë më të qëndrueshëm – me fjalë tjera duke krijuar një hapësirë mes vetës dhe problemit.

Qasja e shpërqendrimit ndaj problemit ishte më efektive në zbutjen e ndjenjave të depresionit se sa mohimi apo zhytja në problem.

Ka shumë libra, CD apo kaseta që na mësojnë teknikat e meditimi. Një shembull i tillë është puna e Herber Benson dhe teknikat qetësuese (relaksuese). Është aq e lehtë saqë gjithkush mund ta provoj.

  1. Së pari, rri ulur dhe në qetësi. Fokusohu në frymëmarrje pa dashur që ta kontrollosh.
  2. Pastaj, me mendje fokusohu në një fjalë apo fjali që ti zgjedh e që do ta përsëritësh secilën herë që merr dhe nxjerr frymën jashtë (njëjtë si e ashtuquajtura mantra në praktikat medituese të Lindjes).
  3. Kur mendimet tjera shfaqen, vërej ato, shiko ato se si kalojnë dhe kthehen tek fryma jote dhe fjala apo fjalia që ke zgjedh.

A do edhe një këshillë tjetër se si të menaxhohet stresi, diçka e përfituar nga përvoja personale? Mos shiko shumë lajme. Më mirë do të ishte të lexosh ndonjë libër nga ku mëson se si të menaxhohet stresi e gjersa e lexon edhe stresin e largon.

Burimi: http://sherohu.com/page/2

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?