Qysh Me Mbajt një martesë të gjallë ?


1- Flirto sikur të jetë nata juaj e parë bashkë

Mendo për ditët e para të takimeve, çdo të qeshur, çdo vështrim, çdo të prekur si pa dashur poshtë tavolinës që ju bënte të trokiste zemra.

Sigurisht që nuk mund të kthehet koha pas, por duhet filluar të flirtohet sërish.

Sajoni darka të befta, dhe provokoni partnerin tuaj me pyetje si: Imagjino sikur mund të shkosh në një vend të botës, pikërisht në këtë çast, ku do dëshiroje të shkoje?

Nëse jeni në një parti merrni një pije dhe me një sjellje si një e panjohur vendosjani partnerit tuaj përpara… mund të mos çuditet në fillim por efekti do jepet, dhe këtë do e shihni gjatë pjesës tjetër të natës.

2- Bëni që bashkëshorti juaj të bëjë një jetë të dyfishtë

Është e mrekullueshme nëse e gjeni njeri-tjetrin tërheqës, akoma por duhet dhënë një rifreskim.

Kjo është një nga gjërat më të mira për një çift që të kalojë kohë në shoqërinë e njeri-tjetrit, por ka një diferencë mes të ndierit rehat dhe të tejkalimit të kësaj gjëje duke e lënë situatën pas dore.

(P.sh Nëse shfaqesh vetëm pak para darke e djersitur, me veshje palestre ose shkon në shtrat me maskë-kremi apo me këmbë që të mbajnë erë, ky është faji yt).

Kjo situatë nuk duhet të ndodhë, pasi ju duhet të jeni gjithë kohës në rregull në mënyrë që të bëni që partneri juaj t’iu përpijë me sy edhe kur nuk jeni mirë.

Vishni diçka të zezë. Pastrohuni dhe vishni një bluzë të këndshme para se të dilni për darkë dhe me këtë duhet të tregoni që jeni ende tërheqës për partnerin tuaj.

Sigurisht që shumica e shanseve është që përkushtim të kthehet në favor për ju.

3- Provo diçka të re

Mos shkoni ashtu si përditë, nga një rutinë mëngjesi në palestër dhe për të pirë kafe, pasi bëhet situatë e mërzitshme.

Duhet të përmbysen gjërat herë pas here në marrëdhënien tuaj në mënyrë që të mos bjerë në gjumë.

Sipas një studimi për sjelljen e çifteve, ata çifte që marrin pjesë në aktivitete eksituese dhe që ju japin kënaqësi të dyve, i rrit martesës më shumë kënaqësinë se atyre çifteve që marrin pjesë në aktivitete të këndshme por që nuk ngjallin emocion.

Të paktën një herë në muaj merrni një film dhe shiheni në një zonë të rehatshme si dhe dilni për një koncert dhe zbuloni një zonë të pazbuluar në qytet.

4- Hidhuni edhe kur nuk jeni në humor

Nëse jeni si shumica e çifteve që zgjoheni tym dhe ndodh që nxitoni për të marrë çelësat mos harroni kurrë të thoni mirupafshim dhe në kthim të punës kujtohuni ti thoni partnerit, Përshëndetje i dashur/ e dashur, jam në shtëpi dhe rihidhuni në intimitet.

Seksi është gjithashtu një dhuratë që duhet t’ia jepni partnerit tuaj: Sa më shpesh të kryeni marrëdhënie seksuale aq më shpesh do iu rritet dëshira për të.

Kështu që vini zilen e zgjimit pak më shpejt duke i kushtuar njeri-tjetrit pak më shumë kohë, në mënyrë që dita të nisë ëmbël.

Nuk keni nevojë për shfaqje të nivelit olimpik…por mjafton entuziazmi për ta mbajtur martesën gjallë.

a.y/NOA

Qysh Me Dite Pozitten më e mirë për arritje vetëbesimi?

Qysh Me Zgjedh te Duhurin?