Qysh Me Marr 50 GB ngarkesë falas përgjithmonë?

Shërbimi online për ngarkim dhe shpërndarje, Box, është duke ua mundësuar të gjithë përdoruesve të sistemit operativ Android 50GB hapësirë falas. E tëra se çfarë duhet të bëni është që të qaseni në aplikacionin e këtij shërbimi për Android, i cili është përmirësuar dhe i janë shtuar disa veçori të reja. Kjo gjë duhet të bëhet përpara mesnatës së 23 marsit.

Gjatë vitit të kaluar Box iu dhënë mundësinë përdoruesve të sistemit operativ iOS për të marrë këtë hapësirë falas në madhësi prej 50GB dhe tani është radha për përdoruesit e sistemit Android. Ja udhëzimet nga blogu i Box në lidhje me përfitimin e kësaj hapësire:

Kjo reklamë përfundon të premten, 23 mars, 2012 në 11:59pm PST, kështu që merrni 50GB tuaj falas në Box duke i ndjekur këta hapa:

1. Vizitoni Android Marketplace dhe shkarkoni Box për Android.

2. Qasuni në llogarinë tuaj ose regjistrohuni për një të re drejtpërdrejt nga aplikacioni

3. Filloni shkëmbimin dhe bashkëpunimin në cloud

4. (Jo e detyrueshme por e këshilluar) Tregoni botës se si ju do t’i përdorni 50GB e juaj me etiketën #Box50GB

Kufizueshmëria e madhësisë së skedarëve që mund të ngarkohen është 100MB. Hapësira juaj e përgjithshme prej 50GB mund të qaset nga çdo lloj i pajisjes, pra jo vetëm nga ato që e kanë sistemin operativ Android.

Risitë në përditësimin e paraqitur në aplikacionin për Android përfshijnë llojin e ri të ngarkimit, shtimin e bashkëpunëtorëve në follderë, lënien e komenteve në skedarë dhe gjuhë shtesë.

Derisa Box nuk i sinkronizon skedarët tuaj, 50GB hapësirë mund të jenë mjaft të nevojshme./pcworldalbanian

Qysh me e kursy baterinë në iPhone?

Qysh me e mbushë baterinë më shpejtë në iPhone?