Qysh Me Lujt Haxball Online?


Shumë prej nesh e përdorim internetin për argëtim, dhe për mënyra të ndryshme se si të luajmë bashkë me shokët tanë. Njëra ndër lojërat më të thjeshta, më të bukura dhe më të lehta për ta bërë këtë është Haxball.

Së pari hyni në webfaqen e haxball duke klikuar këtu.

Kur hyjmë në webfaqe, gjëja e parë që duhet ta bëjmë është ta zgjedhim një nickname(pseudonim), cilindo që të duajmë. Asnjë pseudonim nuk është i nxënë dhe pseudonimin e njejtë mund ta përdor kushdo.

Në rast se dëshirojmë që thjesht të luajmë me këdoqoft, bashkangjitemi në dhomat tjera mjaftojmë të zgjedhim dhomën që dojmë të bashkangjitemi. Por, preferohet të përzgjidhet dhoma më e afërt, me distancë më të vogël, që të mos kemi bllokime dhe të mos e ngarkojmë dhomën.

Mirëpo, në rrast se nuk e njihni adminin e dhomës, ai ka të drejtë të ju përjashtoj pa arsye, andaj mos u befasoni nëse merrni përjashtim(kick) nga ajo dhomë.

Loja luhet me shigjetat(arrow keys) majtas, djathtas, lartë e poshtë, si dhe topi shutohet me X, Shift ose Space.

Në rrast se doni të krijoni dhomë, mund ta bëni këtë shumë lehtë. Pasi të klikoni create room, do ju shfaqet foto më poshtë.

Tek room name vendosni emrin e dhomës;
Password – nëse dëshironi ta bëni dhomën me password i vendosni passwordin;
Everyone is admin – nëse dëshironi që çdokush të jetë admin (preferohet të lihet ashtu si është, pra no);
Max Players – numri maksimal i atyre që mund të jenë në një dhomë. Kur të mbushet numri që keni caktuar nuk mund të bashkangjitet dikush tjetër.

Klikoni Create.

Tashmë e kemi dhomën e krijuar.

Në rrast se na bashkangjitet dikush, do vendoset edhe ai tek spekatorët. Ne thjesht duhet ta kapim me mouse dhe ta vendosim atë në një ekip dhe neve në tjetrin. I kuqi fillon gjithmonë lojën, kurse në rrast se gjatë lojës bashkangjitet dikush, ju klikoni esc(loja nuk ndërprehet), dhe vendoseni në ekipin që doni.

Poshtë i keni opcionet, se deri në sa gola do zgjatë loja, sa minuta, dhe formën e stadiumit që doni. Më poshtë e keni chatin ku mund të diskutoni me të tjerët që janë në dhomën tuaj.

Në rrast se dëshironi ta bëni dikë admin ose ta përjashtoni, vendoseni mousin mbi userin e tij dhe klikoni në katror. Nëse doni ta bëni admin klikoni give admin rights, kurse nëse dëshironi ta përjashtoni jepjani bann.

Qysh me lujt haxball veq me shokt e mi

Është e thjeshtë. Kur të krijoni dhomën, vendosini një password dhomës. Pastaj, klikoni tek opcioni link që është në të djathtë lartë, dhe kur të ju shfaqet dritarja e re klikoni copy to clipboard. Vetëm ia dërgoni linkun shokve duke bërë paste, dhe ata mund të lidhen me dhomën tuaj. Poashtu mund vetëm ti tregoni emrin e dhomës, dhe ata e gjejnë dhomën në listë.

Argëtim të mbarë.

Qysh me e kursy baterinë në iPhone?

Qysh me e mbushë baterinë më shpejtë në iPhone?