Qysh Me Linku nje Video ne Youtube?

Youtube është bler nga Google edhe sapo vjen e po na mundëson gjëra të ndryshme.

Kjo që unë do t’ju tregoj është një trick i vogel i cili mundëson që videon ta nisim nga një vënd i caktuar.


Ja ta shpjegoj pak më qartë: Nëse kemi një video 10 minuta të gjatë edhe ne duam që ta nisim direkt nga minuti i 2-të, sepse minutat e para jan rreklama, atëher përdorim këtë taktikë këtu.

Shikoni linkun e mëposhtem me kujdes:

1
http://www.youtube.com/watch?v=AOFDaB1Sh20#t=3m10s
Si do të keni vënë re, ka një pjesë shtesë –  #t=3m10s – Kjo do të thotë që video e mësipërme do të nisi direkt nga minuti i
3-të edhe sekondi i 10-të.P.SH nese doni qe videoja te filloje nga minuti i 5-te edhe sekondi i 10-te atehere e bejme keshtu :
http://www.youtube.com/watch?v=AOFDaB1Sh20#t=5m10s

Kjo teknike mund të përdoret normalisht në ndonjë fjalim të dikujt ku ne duam të theksojmë dicka specifike. Në mënyrë që
vizitoret e faqes tonë mos të rrinë duke dëgjuar të gjithë 
fjalimin, bëhet ky kalim i vogël tek vëndi i duhur.

//Falenderojme Zgjim B. per kontributin ne kete teme

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email?