Qysh me largu çamçakëzin nga rrobat?

1.Mënyra e parë është duke marrë rrobën në të cilën na ka mbetur çamçakëzi dhe duke e vendosur në një qese plastike, e pastaj duke e vendosur në friz për disa orë.

Pasi të nxirni qesen nga frizi, me anë të një thikeje që nuk është e mprehtë largoni çamçakëzin me lehtësi.

gum 1

2.Mënyrë tjetër është duke shtuar ujë të vluar në zonën që është mbetur çamçakëz.

Pas disa sekondash qëndrimi në ujë të valë me anë të një thike apo furcë dhëmbësh ‘gerryeni’ çamçakëzin nga materiali.

Përsëritni procedurën derisa të jetë larguar plotësisht.

gum 2

3.Në një sfungjer vendosni alkool për materiale të ndishme.

Fërkoni materialin me sfungjer dhe njësoj sikur në mënyrat e tjera me anë të një thike jo të mprehtë gërryeni çamçakëzin.

gum 3