Qysh me kuptu që fëmija ka gripin?

Në këtë periudhë të vitit ka një rritje të ndjeshme të rasteve me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Këtu përmblidhen shumë sëmundje virale që shfaqen çdo vit dhe që në popull njihen me emrin grip.

gripi

Këto janë sëmundje arogene, që përhapen nëpërmjet spërkave dhe në këtë periudhë, ku fëmijët qëndrojnë më pranë dhe në ambiente të mbyllura, shtohet mundësia e transmetimit nga një fëmijë te tjetri. Në momentin që takohen me të sëmurët, kalojnë disa orë, 12-48 orë, më pas shfaqen shenjat e para të gripit.

Pjesa dërmuese shkaktohet nga viruse dhe janë mesatarisht 200 të tillë që qarkullojnë në ajër, të cilët infektojnë dhe kur kalojnë, nuk lënë mbrojtje, imunitet. Kjo bën që këto të përsëriten çdo vit.

Kështu, nëse në verë kemi shtim të rasteve me probleme të aparatit tretës që shoqërohen me diarre, në dimër kemi shtim të rasteve të infeksioneve virusale.

Shenjat

Shenja e parë është mungesa e gjallërisë së fëmijës. Pas disa orësh shfaqen shenjat e vërteta. Fëmija ka temperaturë që mund të shkojë deri në 39 gradë, ka skuqje sysh, kullim hundësh, dhimbje fyti, dhimbje veshi, humbje oreksi, dhimbje muskujsh, dobësi të përgjithshme dhe kollitje.

Në disa raste të tjera fëmija mund të ketë dhimbje të forta barku, gjë që shpesh ngatërron gripin me probleme të aparatit tretës, shpesh kanë diarre dhe të vjella.

Sa më i vogël të jetë fëmija, aq më të rënda janë shenjat, sepse shkalla e imunitetit është e ulët dhe kundërpërgjigja e organizmit është më e ulët. Këto shenja qetësohen pas 3-4 ditësh, dhe pas 1 jave zbuten shenjat madhore. Mund të mbetet kollitja, e cila zhduket gradualisht. /zeri.info/

  • Blerim

    po po keshtu eshte

  • Blerim

    po po keshtu eshte

Qysh me i ditё pёrfitimet nga llaku i flokёve?

Qysh me përgaditë kremë me aloe vera?