Qysh Me Kuptu a e do ende ish-të Dashurën?

A ju tregon i dashuri juaj se është qind për qind i dashuruar në ju dhe se ish-e dashura e tij i takon së kaluarës dhe nuk ndjen asgjë për të? Por, a është vërtet kështu? Në vazhdim do të paraqesim disa të dhëna të cilat do t’ju ndihmojnë ta kuptoni këtë gjë.

– Ju krahason me ish-të dashurën: Mashkulli i cili ende nuk e ka tejkaluar lidhjen e mëparshme, lidhjen e re shpesh e krahason me të mëparshmen. Madje mund t’ju thotë se ia përkujtoni ish-të dashurën. Mund t’u ndodhë që t’u thotë se ish-e dashura e tij të ketë bërë disa gjëra më mirë se ju.

– Ndoshta ngutet për një lidhje serioze: Meshkujt që ende nuk janë qetësuar nga lidhja e mëparshme, dëshirojnë që sa më shpejtë të krijojnë një lidhje të re, sepse duan ta kthejnë situatën siç ka qenë më parë, këtu do të përfshihen edhe premtime të shumta dhe kopjime të daljeve nga lidhja e mëparshme.

– Nxehet shpejt, ftohet shpejt: Nëse mashkulli juaj një ditë dëshiron të bëjë gjithçka me ju-ju dërgon në vendet më të bukura, ndërsa në ditën tjetër kërkon nga ju më shumë hapësirë për vete, padyshim që e mundojnë kujtimet e të kaluarës.

– Thotë se asnjëherë nuk e ka dashur: Nëse partneri ju thotë se ish-e dashura nuk ka pasur asnjë rëndësi për të, edhe pse kanë qenë bashkë disa vite, kjo është për shkak të inatit dhe të bindjes së vetvetes se nuk e ka dashur. Meshkujt e tillë ende nuk e kanë tejkaluar lidhjen e mëparshme.

– Në telefon i ruan mesazhet e saj: Një nga shenjat më të mira që tregon se ende nuk e ka harruar ish-të dashurën, është se në telefonin celular vazhdon t’i ruajë mesazhet e saj, dhe se ato t’i lexon kohë pas kohe. /zeri.info/

Qysh Me Festu shen Valentinin pa Shpenzuar Shume?