Qysh Me Kriju Vibracione Per Kontaktet Telefonike ne iOS 5?

Apple ne iOS 5 ofron mundesine e krijimit te vibracioneve te ndryshme sipas deshires per kontakt listen tuaj, keshtu qe nga lloji i vibrimit ju do te mund ta kuptoni se kush po ju thrret pa pasur nevoje te shikoni ne telefon.

Se pari duhet te shkoni te  Custom Vibrations. Per ta bere kete duhet te zgjedhni Settings > General Settings > Accessibility > Custom Vibrations. Ne opcionin Off vendosni On per Custom Vibrations.

Tani eshte koha qe te krijoni vibracionin tuaj sipas deshires. Klikoni ‘General’ ne anen e majte te ekranit, me pas klikoni ‘Settings’.

Klikoni Sounds, dhe shkoni deri ne fund per te gjetur Vibration Patterns. Klikoni ne Vibration dhe do te shihni 5 vibracione standarde– Alert, Heartbeat, Rapid, S.O.S. dhe Symphony. Nen keto vibracione eshte opcioni qe na duhet – Custom. Klikoni ne te dhe do te hapet hapesira ku mund ta krijoni vibracionin tuaj, si dhe butonat Play dhe Pause ne fund.

Keni 15 sekonda kohe per krijimin e nje vibracioni te ri. Pasi te keni perfunduar, klikoni Play per ta demonstruar, Record per te krijuar nje te ri, ose Save ne pjesen e siperme djathtas.

Nese klikon save do te ju shfaqet nje dialog per vendosjen e emrit per vibracionin e krijuar.

Qysh me kriju restore në iPhone?