Qysh me kriju USB për të instaluar OS X Mountain Lion?

Apple nuk do të ofrojë mundësinë e instalimit të Mountain Lion nga USB. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëni një instalim nga shtëpia, pikërisht ashtu siç e bëjnë edhe punonjësit e Apple Store. Sot do ju shpjegojmë një guidë, se si të krijoni një USB me OS X Mountain Lion brenda, të gatshëm për ta instaluar në kompjuter, çdo gjë falë programit Diskmaker Lion.

Hapi 1:
Shkarkoni Mountain Lion nga Mac App Store (instalimi në default e fshin file-in e instalimit, kështu që me shumë mundësi do ju duhet ta shkarkoni nga fillimi nga Mac App Store) ose ndonjë faqe tjetër që preferoni ju, mjafton të jetë programi.

Hapi 2: 
Shkarkoni versionin e fundit të Diskmaker (4MB). Hapeni atë dhe zgjedhni Mountain Lion.

Hapi 3: 
Duhet të gjeni menjëherë atë, por në rast të kundërt, shkoni tek kartela e aplikacioneve dhe zgjedhni opsionin “create a boot disk”.

Hapi 4:
Sigurohuni që të keni të paktën 8GB ose më shumë hapësirë të lirë në USB-në tuaj. Zgjedhni diskun dhe filloni proçesin.

Në një MacBook Pro Retina ky proçes zgjat zakonisht 10-15 minuta. Nëse keni ndonjë problem ose pytje, ju ftojmë të komentoni më poshtë.

 

  • Eni

    per cfare sherben kjo

  • Eni

    per cfare sherben kjo

  • Granit

    Ju po tregoni qysh me instalu ne macbook se ne PC nuk mundesh..

    • Ardit

      mundesh mundesh un e kom 🙂 veq tvyn 1 pc spaku dual core ose core i3 😉

      • Giza

        Qysh me ja ba pra pc?

  • Granit

    Ju po tregoni qysh me instalu ne macbook se ne PC nuk mundesh..

    • Ardit

      mundesh mundesh un e kom 🙂 veq tvyn 1 pc spaku dual core ose core i3 😉

      • Giza

        Qysh me ja ba pra pc?

  • Suad

    Ky Hardver vlen vetem per marken Apple ,MacBook ,jo per Windowsin 🙂

Qysh me kriju restore në iPhone?