Qysh Me Kriju Përshtypjen e Duhur në Takimin e parë?

Je njohur përmes internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë me një vajzë dhe pasi jeni marrë vesh për vendin dhe kohën e caktuar, je rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur .
Je disa metra larg saj dhe deri sa t’i i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty.

A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.

Sa mirë je “i veshur dhe i paketuar

Këtu ajo tek ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hedhur ca rroba në trup, të cilat më parë kanë qenë të shpërndara nëpër dhomë. Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës.

Kur jemi në këtë temë, shumica e femrave i dëbojnë tipat e meshkujve që nuk përkujdesen fare për veten, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi. Sidoqoftë është më mirë të dukesh perfekt sesa i lënë pas dore.

Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili yt, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua.

Ajo çfarë mbani në duar flet shumë për ju

Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaja flet mjaft. Ajo çka ke në duar, bën që femra të mund t’iu lexojë më mirë. Për shembull topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirt garuesi dhe të pëlqen loja.

Libri do të thotë për të se je tip lexues, i qetë. Do t’i interesojë se çfarë lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexojë, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kozmosi të jesh fati i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund të arrijë edhe në konstatim se ia ke shpëtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besojë se je fati i saj.

Në anën tjetër telefoni celular në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je.

Përshtypja e parë te sytë e femrës

Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato, nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre.

Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant. Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj.

Dhe, kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të fillojë të studiojë faktin se çfarë është interesante te një mashkull për sytë e femrës. /zeri.info/

Qysh Me Festu shen Valentinin pa Shpenzuar Shume?