Qysh Me Kriju Nje Film Dokumentar?

Nje film dokumentar eshte qe i informon shikuesit rreth nje teme apo ceshtje. Shume dokumentare na japin informacione edukative. Te tjerat thjeshte pershkruajne njerez, ngjarje, fenomene etj. Shume mendojne se dokumentari eshte i lehte, megjithate ja disa keshilla se si te beni nje dokumentar.

Beni disa kerkime. Edhe nese e njihni temen mire, perseri beni disa kerkime. Mund te perdorni internetin apo burime tjera. Pyesni njerez qe kane lidhje me temen qe do ta trajtoni. Kur ta keni nje ide se cfare teme do te trajtoni, mendoni me specifikisht se per cka do te jete dokumentari juaj. P.SH. nese ju interesojne veturat gjeni dicka qe ju do beni specifikisht mbi ate teme, P.SH. veturat e vjetra etj.

Intervistoni njerez. Merrni intervista prej njerezve qe kane informacione mbi temen qe do ta shtjelloni. Merrni shermime si dhe xhirojeni intervisten. Sa me shume njerez qe te intervistoni, aq me mire per dokumentarin. Te kthehemi te shembulli i vetures. Pyesni P.SH. gjyshin tuaj per ate se si ishin ate kohe veturat, modelet, format etj. Gjithashtu, pyesni njerez qe kane informacione specifike mbi kete fushe.

Organizoni informacionet sipas rendit ne ate se cka eshte interesante dhe argetuese, por qe sigurisht do te kete kuptim per shikuesit. Ne historine tone te veturave, mund te beni se si ishte vetura e pare, kjo do ishte bukur per vizitoret, dhe do shfaqte reagime te ndryshme tek shikuesit. Pas kesaj tregoni se si kane ndryshuar veturat ne vite. Ne fund mund ta beni dicka qe i lidhe te gjitha informacionet, apo ndonje interviste permbledhese. Mbani ne mend, historia eshte ajo qe eshte interesante, jo datat apo faktet rutine.

Tregojani filmin dikujt, psh prinderve apo shokve. Merrni mendimet e tyre, e sidomos kritikat per ndonje pjese. Shqyrtojini mire, dhe ri-kthehuni prapa per te ndryshuar ato qe ju kane sygjeruar se duhet ndryshuar. Pasi ta editoni, kerkoni ri-vlersime, dhe ne rast se tashme ju thone se nuk ka asgje qe duhet ndryshuar lansoni filmin.

Shperndajeni ne internet.
Interneti tashme eshte vendi ku publikohet gjithcka, madje edhe puna juaj. Sipas mundesive, hapni webfaqe enkas per dokumentar, shperndajeni ne youtube, neper rrejte sociale etj.

Qysh me maru Pankarte Proteste me mjete te zyres?

Qysh me kriju flamura të vegjël?