Qysh Me Kriju Fonte?

Bashke me instalimin e sistemit operativ ne kompjuter vijne te instaluara edhe disa qindra fonte te ndryshme. Ekziston mundesia e krijimit te fonteve unike sipas deshires.

Faqja http://fontstruct.com/ ofron mundesine e krijimit te fonteve unike online. Nuk keni nevoje te shkarkoni asnje program, por thjeshte duhet te regijstroheni dhe me pas e tere puna behet ne webfaqe.

Perdorimi eshte shume i thjeshte dhe per secilen shkronje/simbol do ta keni dritaren dhe veglat per krijimin e shkronjes/simbolit sipas deshires.
Pasi te perfundoni me krijimin e fontit, e keni mundesine e testimit duke shkruar.
Nese jeni  te kenaqur me pamjen e fontit, do te keni mundesine e shkarkimit te fontit, si dhe vendosjen si font publik ne menyre qe edhe te tjeret te mund ta shkarkojne fontin e krijuar nga ju.

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me i krahasu dokumentet e bashkangjitura në email?