Qysh Me Kriju Ethernet Kabllo per Lidhje ne Rrjet?

Keni nevoje te instaloni nje router dhe keni nje kabllo te gjate por juve ju duhen dy te shkurter? Me ndihmen e disa pajisjeve si dhe udhezimeve te meposhtme ju mund te krijoni kabllo te rrjetit ne gjatesine qe ju nevojitet.

Pajisjet qe do te ju nevojiten:

1. Preres te kabllos

2. Konektor RJ45
3. Pajisjen per lidhjen e konektoreve me kabllo RJ45
4. Kabllo te zakonshem Cat5, Cat5e, ose Cat6
Krijmi i ethernet kabllos
Mateni kabllon ne gjatesine e deshiruar, dhe shtoni nje apo dy cm me shume sepse nje pjese e kabllos do te humb gjate procesit ne vazhdim.
Pasi ta ndani kabllon ne dy pjese, duhet ta largoni mbeshtjellesin e jashtem te kabllos.
Ndani kabllot nga njera-tjetra ne menyre qe te punoni me lehte me to.
Renditi kabllot e vegjel sipas shembullit te meposhtem:
Pasi ti keni renditur, vendosni kabllot ne konektor duke pasur kujdes qe sa me pak kabllo te mbesin jashte pjeses se konektorit.
Vendosni konektorin ne pajisjen lidhese si ne fotografine e meposhtme. Shtrengoni me force pajisjen per ta siguruar lidhjen e kabllove me konektor, por keni kujdes te mos e theni konektorin sepse eshte i bere nga plastika dhe mund te thehet lehte.
Rezultati perfundimtare do te jete kablloja funksionale sikurse ato te gatshmet qe blehen nga dyqanet e pajisjeve elektronike.

Qysh me e kursy baterinë në iPhone?

Qysh me e mbushë baterinë më shpejtë në iPhone?