Qysh Me ju Shmange Hemorroideve?

Njerëzit, të cilët gjatë nevojës së madhe rrinë galiç, nuk ulen në guacë, i kryejnë nevojat fiziologjike në pozitë më natyrore dhe krijojnë më pak tension. Nevojtoret moderne nuk janë të mira për ne.

Shkencëtarët izraelitë në revistën “Digestive Diseases and Sciences” i kanë publikuar përparësitë e qëndrimit galiç gjatë nevojës së madhe. Tensioni më i vogël zvogëlon edhe problemet me zorrë, siç janë hemorroidet dhe sëmundjet divertikualre (zgjerim i mukozës së zorrëve). Në të dyja rastet shkaktohet e ënjtja e dhimbshme.

Gastroenterologët thonë se zbrazja e zorrëve është një proces i komplikuar fiziologjik. Ndërsa i këshillojnë ata që kanë probleme me zorrë që, kur të ulen në guacat e nevojtores, të vendosin diçka nën shputa. Në këtë mënyrë do të simulohet pozita e të qëndruarit galiç.

Sipas tyre, mund të ndihmojë vendosja e një kutie prej dërrase, që është e lartë 15 centimetra, dhe njeriu duhet të përkulet përpara, derisa është i ulur në guacë. /Telegrafi/

 

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?