Qysh Me Jailbreak Untethered të iOS 5/5.0.1 në iPhone 4S e iPad 2?

Siç mund ta dinë pjesa më e madhe prej jush, ka pak minuta që është i disponueshëm jailbreak untethered i iPhone 4S dhe iPad 2. Pas një pritjeje të gjatë, tani mund të zhbllokoni më në fund pajisjet tuaja. Në këtë artikull do ju shpjegojmë një guidë të detajuar se si të përdorni programin Absinthe për të bërë jailbreak të pajisjeve tuaja.

Informacion

  • Ky është një Jailbreak i tipit Untethered dhe funksionon në mënyrë analoge me Redsn0w pasi nuk krijon njv Custom Firmware por reagon direkt në versionin e sistemit operativ të instaluar në pajisjen tuaj.
  • Absinthe funksionon ekskluzivisht pvr iPhone 4S e iPad 2.
  • Absinthe kryen Jailbreak të iOS 5.0 (vetëm në iPhone 4S) dhe të iOS 5.0.1 (iPad 2 dhe iPhone 4S).

Çfarë ju nevojitet?

  • iPhone 4S: iOS 5.0 (9A334), 5.0.1 (9A405) iOS 5.0.1 (9A406)
  • iPad 2: iOS 5.0.1 (9A405)
  • Sistem operativ Mac ose Windows
  • Absinthe – Download Mac – Dowload Windows

Për të gjitha ato që kanë një iPhone Locked dhe janë të interesuat të bëjnë unlock të iOS 5, nuk duhet absolutisht të përditësojnë pajisjen e tyre në iOS 5.0.1 por të bëjnë jailbreak në iOS 5.0. Ndërsa të tjerët mund ta bëjnë përditësimin pa problem.

GUIDA
1. Shkarkoni “Absinthe” nga linku i sipërm dhe pastaj hapni aplikacionin në kompjuterin tuaj. Lidhni pajisjen tuaj iPhone 4S apo iPad 2 me kompjuterin dhe pastaj shtypni butonin “Jailbreak”. Programi do të bëjë të gjitha hapat vetë në mënyrë automatike, pa pasur nevojë që të vendosni pajisjen tuaj në DFU manualisht. Në ekran do të shfaqet ikona “Restore” dhe proçesi mund të zgjasë pak. Mos u merakosni pasi çdo gjë funksionon në rregull, mos shtypni asgjë deri sa të përfundojë jailbreak.

2. Pasi të përfundojë restore, pajisja juaj do të fiket dhe rindezet, gjatë kësaj kohe Absinthe do të dërgojë disa file për instalimin e një loader të Absinthe për iOS. Do ju shfaqen mesazhe si: Sending initial data, Waiting for reboot, Waiting for device to finish booting, Preparing jailbreak data dhe ne fund Sending payload data. Mos kryeni asnjë veprim në pajisjen tuaj deri sa të mbarojë proçesi, që mund të kërkojë pak minuta.

3. Pasi të përfundojë ky proçes, atëherë mund të shkëpusni pajisjen tuaj nga kompjuteri. Tani hapni aplikacioni Absinthe që kani të instaluar në iPhone 4S ose iPad 2 dhe ai do të lidhet direkt me Chronic-Dev Team dhe do të lejojë instalimin e Cydias. Pajisja juak do të fiket dhe rindizet edhe një herë tjetër, dhe pas kësaj do të keni vetëm Cydia që do të zëvendësojë aplikacionin e Absinthe.



KUJDESNëse kur hapni Absinthe në pajisjen tuaj do ju shfaqet një error “Error estabilishing a database connection“, nuk mund të përfundoni instalimin final, dmth te keni Cydian e instaluar, kjo për shkak të mbingarkesës së serverave. Prisni pak orë dhe pastaj riprovoni, çdo gjë duhet të funksionojë në rregull… Mos kini frikë! /iPhoneAlbania

Qysh me largu ngjitësin nga lëkura?

Qysh me i ditë ushqimet që përmirësojnë tretjen?