Qysh Me Jailbreak Tethered iOS 5.1 me anë të Sn0wbreeze në Windows?

iH8sn0w sa po ka lëshuar Sn0wbreeze 2.9.2 për të krijuar një firmware të personalizuar ku mund të bëhet Jailbreak Tethered për iOS 5.1 nga Windows. Ju kujtojmë që ky program nuk e përditëson baseband, kështu që të gjithë ato përdorues që kanë një iPhone me gevey sim dhe kanë frikë se mos e bllokojnë pajisjen e tyre duke kaluar në iOS 5.1, mund të përdorin këtë program. Më poshtë vijon guida e iPhoneAlbania se si të veproni.

Çfarë ju nevojitet?
Sn0wbreeze 2.9.2
Ffirmware 5.1 origjinal të pajisjes tuaj (mund ta shkarkoni nga këtu);

Është kompatibël me:
iPhone 3G
iPhone 3GS
iPhone 4
iPhone 4-Verizon
iPod touch 3G
iPod touch 4G
iPad
AppleTV 2G

Guida:
1. Hapni Snowbreeze  dhe klikoni tek OK sapo t’ju shfaqet mesazhi i parë. Në Windows Vista dhe Windows 7 mund t’ju duhet ta hapni programin si administrator (thjeshtë klikoni me të djathtën e mousit) dhe lidhni iPhone/iPod me anë të USB në kompjuter.

2. Klikoni mbi shigjetë për të vazhduar në fazën tjetër. Klikoni Browse dhe zgjidhni Firmware 5.1 origjinal të shpëtuar më përpara në kompjuter.

3. Do të nisë verifikimi i programit dhe identifikimi i pajisjes që do të të bëjmë jailbreak.

4. Njëherë që të kemi verifikuar integritetin e firmware-it, mund të vazhdojmë ne shigjetën blu.

5. Pasi të kemi arritur në këtë pikë, klikojmë tek Expert Mode.

Do ju shfaqet në ekran kjo dritare:

6. Pasi të jemi në menunë kryesor, klikojmë tek General për të personalizuar firmware-in.

7. Për të gjithë ato që kanë një iPhone të bllokuar që e përdorin me chip, duhet të seleksionojnë opsionin Activate The iPhone, ndërsa ato që kanë një iPhone factory unlocked nuk duhet ta zgjedhin këtë opsion. Kur të keni përfunduar me modifikimet, klikoni disa herë shigjetën blu deri sa të ktheheni tek dritarja Menu. Pasi të keni mbërritur në këtë pikë klikoni tek Build dhe më pas me shigjetën blu vazhdoni përpara.

8. Më në fund programi do të vazhdojë proçesin e krijimit të firmware-it të ri të personalizuar.

Prisni të përfundojë kjo proçedurë dhe vendosni iPhone në DFU.

Për ta vendosur në DFU Mode:

  • Fikni pajisjen ndërsa është i lodhur me kompjuterin
  • Klikoni butonin Home + Power për 10 sekonda më pas lëshoni vetëm butonin e fikjes dhe vazhdoni të mbani shtypur atë Home.

9. Hapni iTunes dhe do ju shfaqet një njoftim ku ju komunikohet të lidhni iPhone në restore mode, klikoni OK dhe vazhdoni përpara. Duke mbajtur shtypur butoni SHIFT në tastierë, klikojmë me mouse tek butoni Restore i iTunes. Seleksionojmë firmware-in e titulluar “sn0wbreeze_iPhone_XXX” dhe e konfirmojmë.

10. Pas pak minutash do të keni një iPhone të përditësuar me iOS 5.1 dhe me Cydia të instaluar. /iPhoneAlbania

  • ideal

    si sn0wbreeze dhe iOS nuk jan aktual

Qysh me kriju restore në iPhone?