Qysh Me Jailbreak iPhone 4S me iOS 5 ne Mac?

Jailbreak untethered (pa nevoje per lidhje me kabllo USB ne kompjuter sa here qe e ristartoni) me ne fund eshte leshuar per iPhone 4S me iOS5 qe mund ta beni permes Mac-ut. Pas muajsh pritjeje, ju tani mund te shkarkoni veglen Absinthe Mac qe sherben per te bere jailbreak iPhone 4S-in brenda pak minutash. Verejtje: Ky udhezim realizohet vetem me Mac kompjuter.

Ne kete udhezues do te ju tregojme se qysh me jailbreak iPhone 4S qe shfrytezon iOS 5.0 ose iOS 5.0.1 (te dy verzionet) ne menyren me te mire dhe me te sigurte.

Hapi 1: 

Sigurohuni qe i keni ruajtur SHSH blobs duke perdorur aplikacionin falas TinyUmbrella. Eshte ne dispozicion per Windows dhe Mac. Ruajtja e SHSH blobs-eve eshte i nevojshem nese deshironi te riktheni verzionin vjeter te iOS nese dicka shkon keq rreth procesit te te berit jailbreak. Ne parim, nese nuk e realizoni kete hap, atehere ju mund – sipas skenarit me te keq – te perfundoni me iPhone jofunksional. Per te mos e komplikuar me shume, vetem shkarkoni TinyUmbrella ne faqen zyrtare, instaloni aplikacionin, hapeni dhe kliko Save SHSH. Done!

Hapi 2:

Beni backup (kopje rezerve e te dhenave) ose ne iTunes apo iCloud para se te shkoni me tej. Kjo ju siguron qe te keni gjendjen e fundit te ruajtur nese dicka shkon keq. Edhe pse procesi i jailbreak nuk eshte edhe aq i rrezikshem, ja vlen te siguroheni.

Hapi 3:

Shkarkoni aplikacionin falas te vegles Absinthe qe sherben per te bere jailbreak paisjen tuaj. Momentalisht eshte vetem per Mac, ndersa per Windows do te dale shume shpejt (do te informoheni nga faqja jone per cdo risi.) Absinthe mund ta shkarkoni nga webfaqja e Greenpoison ose ketu permes vegzes direkte.

Hapi 4: 

Sigurohuni qe e keni lidhur iPhone 4S me Mac-un tuaj permes kabllos USB dhe hapeni Absinthe.

Hapi 5:

Kliko “Jailbreak” dhe lereni Absinthe te beje punen e tij. Mund te zgjase pak me gjate se qe jeni mesuar. Normalisht ne iPhone-in tuaj do te shfaqet fjalia “Restoring in Progress.” Mos e diskonektoni iPhone 4S nga kompjuteri juaj, as mos e mbyllni programin Absinthe derisa te perfundoj i gjithe procesi.

Hapi 6:

Kur te perfundoj, iPhone-i juaj do te kthehet ne gjendje normale, apo sic thuhet ndryshe, do te shfaqet Home Screen. Kerkojeni ikonen e re te Absinthe qe eshte shfaqur ne paisjen tuaj dhe hapeni me ane te prekjes. Ju do te dergoheni automatikisht ne webfaqen e Greenpoison dhe nje kod automatikisht do te restartoj paisjen tuaj. Kur te startoj serish iPhone-i juaj, ikona e aplikacionit Absinthe zevendesohet me ate te Cydia.

Urime! Tani ju keni iPhone te bere jailbreak untethered.

 

Qysh me kriju restore në iPhone?