Qysh Me i Zhvillu anët Pozitive të Fëmijës?

Nëse zhvillojmë anët më të forta të fëmijës në vend të fokusimit mbi ato negative, do të edukojmë një brez i cili lufton me vështirësitë dhe sheh jetën pozitivisht. Nuk duhet harruar se fëmija nuk është i vetmi person që duhet të ndryshojë, por mund të jenë dhe aftësitë tona prindërore.

Edukim dhe mbështetje

Për ta mësuar fëmijën të përballet me vështirësitë, të kalojë një jetë plot kuptim, në radhë të parë duhet një edukim i mirë dhe mbështetje e ngrohtë e nënës dhe babait. Fëmija duhet të përvetësojë aftësi si përpjekja, sakrifica, këmbëngulja, të mos heqë dorë menjëherë, të shohë jetën me syrin optimist dhe plot shpresë. Aftësia e të qenit optimist është një nga anët e forta të njerëzimit dhe një shenjë treguese e lumturisë në zhvillimin e individëve të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht.

Nuk duhet fokusuar mbi anët negative

Shumë studime kanë treguar se aftësitë e lartpërmendura mbrojnë fëmijët dhe të rinjtë nga depresioni dhe problemet e tjera. Në të vërtetë studimet duan të na thonë se gjatë edukimit të fëmijëve nuk duhet të fokusohemi mbi anët negative por të rregullojmë anët më të forta dhe të mundësojmë ambiente dhe kushte të përshtatshme për zhvillimin e tyre në mënyrë që të kemi breza të cilët pra dinë t’u bëjnë ballë vështirësive, nuk humbasin shpresat menjëherë dhe shohin jetën plot optimizëm.

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?