Qysh Me i Ushqy Femijet qe nuk Kane Oreks?

Nëse fëmija juaj nuk ka oreks, e keni të vështirë të vendosni rreth ushqimit që duhet t’i jepni çdo vakt. Shumë nëna dhe baballarë kanë të njëjtën ankesë. Çfarë duhet të bëni për të hapur oreksin e fëmijës? Në adresën “Ehow” paraqiten rrugët e shtimit të alternativave të ushqimit tek fëmijët pa oreks:

– Hani herët darkën: shumë fëmijë kanë uri kur kthehen nga shkolla pasdite. Kjo kohë mund të jetë periudha më e mirë e ushqyerjes dhe më vonë në darkë mund t’i jepni diçka të lehtë. Kjo vlen në rast se fëmija nuk ka ngrënë shumë në drekë. Por nëse ka ngrënë mirë në drekë, mos tentoni ta ushqeni kur të kthehet nga shkolla. Prisni sa ta marrë uria.

– Ushqejeni pak nga pak: në pjatën e fëmijës vendosni pak nga ushqimi juaj dhe pak nga ushqimi i tij i preferuar. P.sh nëse i pëlqen pula vendosini pulë dhe shtojini pak zarzavate. Tregohuni të qartë që nëse ha zarzavatet mund të kalojë tek pula.

– Vendoseni gjellën në porcione më të vogla: zakonisht e mbushim pjatën më shumë se ç’duhet. Por kjo situate është e rrezikshme për fëmijët pa oreks. Vendoseni gjellën e fëmijës në pjata më të vogla dhe në porcione të vogla. Në këtë mënyrë i jepni fund dhe luftës së ushqyerjes.

– Tregohuni të durueshëm gjatë të provuarit për here të parë të një ushqimi: fëmijët ndonjëherë nuk e pëlqejnë gjellën e shërbyer ose nuk preferojnë të provojnë shije të reja. Nëse i shërbeni fëmijës një gjellë të re, atëherë vendosni një ose dy pjesë në pjatë. Por theksojani që herën tjetër do t’i vendosni më shumë në pjatë.

– Lëreni të hajë diçka ndryshe nga ushqimi një herë në javë: lejojeni të hajë një tost, sandviç apo misër një herë në javë. Le ta vendosë vetë cilën ditë dhe në cilin vakt dëshiron ta konsumojë. /zeri.info/

 

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?