Qysh Me i Rendit Fotot e Juaja Ne Google?

Google Images ka të indeksuara me miliarda fotografi. Nëse fotoja juaj mund të gjindet me fjalë kyçe të duhura, ju mund të merrni vizitorë në faqen tuaj.

Pse fotot ju sjellin vizita
Sa më mirë që të renditeni në foto, sigurisht, aq më shumë merrni vizita nga to.  Fotot

Si të optimizoni fotot, në mënyrë që të gjenden në google

Nëse do kishit një faqe në lidhje me German Shepherd dogs(racë Gjermane qensh), a nuk do të ishte e mrekullueshme sikur fotoja juaj të indeksohej lartë? Do merrnit shumë vizita.

Janë disa gjëra që ju do mund të i bënit, me qëllim që të indeksonit foton tuaj në google:

1.Përdorni emrin e fotos me fjalët kyçe me anë të të cilave ju dëshironi të rënditet fotoja juaj. Në këtë shembull, emri german-shepherd-dog.jpg do ishte ide e mirë. Ndani fjalët me një vizë.

2.Përdorni përshkrim të mirë, me Alt. Do ishte mirë të përdornit fjalët të njejta siç përdorët në emrin e fotos. Në këtë shembull Alt Attribute do të ishte “German Shepherd Dog”:
<img src=”german-shepherd-dog.jpg” alt=”German Shepherd Dog”>

3.Në mënyrë të njejtë i jepni edhe emrin titullit:
<img src=”german-shepherd-dog.jpg” alt=”German Shepherd Dog” title=”German Shepherd Dog”>

4.Të shkruash text para apo edhe prapa fotos do të ishte shumë e rëndësishme(brendapërbrenda artikullit). Në këtë rast teksti “German Shepherd Dog” duhet të shkruhet sa më afër fotos.

5.Sa më të mëdhaja fotot, aq më mirë renditen. Tregoni makinave të kërkimit formatin e fotos në këtë mënyrë:
<img src=”german-shepherd-dog.jpg” alt=”German Shepherd Dog” title=”German Shepherd Dog” width=”600″ height=”400″>

6.Optimizoni pjesën tjetër të faqes për këtë fjalë kyçe. Kjo e bënë më të lehtë renditjen e fotos suaj.

Sigurohuni gjithashtu që fotoja të jetë atraktive. Paramendoni po të mos jetë ashtu, dhe askush nuk klikon në faqen tuaj. Ju shkon mundi kot.

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me fitu para online nga shorte.st?