Qysh Me i Perdore Shtesat (Add-ons) ne Shfletuesin Firefox?

Mozilla Firefox eshte njeri nder shfletuesit me te mire diteve te sotme. Per kete shfletues ekzistojne shume shtesa apo add-ons qe mund t’i shkarkoni dhe te beni eksperiencen tuaj ne internet me praktike dhe interaktive. Ketu do te paraqesim disa hapa per t’i instaluar dhe perdorur shtesat mbi Mozilla Firefox.

Hapni Mozilla Firefox. Klikoni tek “Tools” -> “Add Ons” dhe do ju paraqitet nje dritare ku ne anen e djathte jane disa opsione si: Get Add-ons, Extensions, Appearance,Plugins. Shumica e shtesave do te jene te detajizuara mbi vleresimin (ratingun) dhe shikueshmerine.

Shembuj te shtesave zyrtare jane si: ChatZilla,DOM Inspector, Venkman, AniWeather,Forecastfox,SimilarWeb etj.

Pasi te keni gjetur shtesen qe deshironi do ju shfaqet nje dritare dhe ju duhet klikuar opsionin Add to Firefox, ku pasi ta shkarkoje duhet pritur 3 sekonda dhe pastaj te filloje instalimi, e ne fund vetem restartoni shfletuesin tuaj.

Per te fshire apo per te mos e perdorur ndonje shtese vetem hyni tek Extensions dhe aty do te keni çdo gje qe keni instaluar. Per te fshire keni opsionin “Delete”, kurse per te mos e perdorur “Disable”.

Qysh me shkarku mp3 nga YouTube?

Qysh me fitu para online nga shorte.st?