Qysh me i parandalu problemet e lëkurës tek foshnjet?

1.Ekzema është një inflamacion alergjik  i lëkurës e cila manifestohet me lëkurë të plasaritur, skuqje dhe kruarje.

Këto ndryshimë më shpesh paraqiten në duar, bërryla, gjunj dhe fytyrë. 

Parandalohet duke e veshur fëmijën me pambuk të pastër, dhe përveq kësaj rëndësi të madhe ka ushqimi i shëndetshëm.

foshnja 1

2.Lëkura me lëvore në kokë paraqet gjendje lëkurore që manifestohet me prodhim të madh të sebumit si lëvore e qëruar.

Parandalohet duke larë rregullisht kokën e foshnjes me shampo të përshtatshëm.

Sigurohuni që të aplikoni shampo në sasi të vogël duke mos e tepruar dhe shpëlajeni kokën me ujë të vakët.

newborn in hospital

3.Irritimi nga bllokimi i djersës ndodh si rezultat i nxehtësisë gjatë verës.

Bllokohet gjëndra e djersës dhe djersa nuk mund të lirohet duke u grumbulluar nën lëkurë dhe duke shkaktuar irritim.

Parandalohet duke e veshur foshnjen me veshje pambuku apo materiali që përthithin ajrin.

foshnja 2

4.Aknet dhe njollat e kuqe paraqiten kur bllokohen poret në sipërfaqen e lëkurës apo lidhen me ndryshime hormonale.

Këto akne nuk mund të parandalohen plotësisht, por sugjerohet mbajtja e higjienës dhe larja e shpeshtë.

foshnja 4

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?