Qysh Me i Ndihmu Produktet Vendore?

Koheve te fundit, sidomos pas reciprocitetit me Serbine, po rritet gjithnje e me shume vetedijesimi i qytetareve tane per perdorim te produkteve vendore. Por, qysh edhe pse me i ndihmu produktet tona? Ja ku i keni disa metoda e arsye.

produkte vendore

E para e punes eshte bojkotimi i produkteve Serbe. Me ato para pervec se po pasurojme Serbine, qe akoma mbetet armiku yne, ne po i ulim mundesite e shitjeve te produkteve tona vendore, dhe drejtperdrejte po e “sulmojme” edhe ekonomine tone.

Me blerjen e produkteve vendore, te cilat nuk jane prapa as per nga kualiteti, e madje aq me pak per nga cmimi, ne e ndihmojme tejmase ekonomine e vendit tone. Kjo ndodh pasi rriten prodhimet, me to shtohen edhe kapacitetet e firmave, e kjo automatikisht shkon me krijimin e vendeve te reja te punes.

Vete serbet menjehere e kane marre nje vetedijsim qysh moti me bojkotim te produkteve tona, produktet te cilat edhe pse ne numer te vogel, bojkotoheshin ne maksimum.

Nje tjeter menyre, eshte perkrahja e fushates Duaje Tenden, e lansuar se fundmi nga Levizja Vetevendosje. Webfaqja jone tashme ka nderrmare hapa konkrete duke vendosur nje logo, si shenje simbolike se eshte “produkt vendor”. Ju mund ta gjeni Duaje Tenden ne facebook ose ne webfaqen e tyre dhe te merrni me shume informacione.

Konsumoni produktet vendore, ndihmoni zhvillimin e vendit.

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?