Qysh me i mirëmbajtë dhëmbët të shëndetshëm?

Nëse kemi dhëmbë të shëndetshëm, atëherë krijojmë një buzëqeshje që lë përshtypje të mirë gjithmonë. Sidoqoftë, kjo nuk është arsyeja e vetme pse duhet mbajtur dhëmbët tanë të shëndetshëm. Problemet me dhëmbë krijojnë një dhimbje që shumë njerëz e kanë përjetuar, mirëpo një e keqe është se ajo dhimbje nuk largohet lehtë dhe nuk duhet lejuar të vijmë deri tek ajo. Këtu do të paraqesim disa këshilla për t’i evituar këto probleme.

Lani Dhëmbët. Gjëja kryesore dhe ndoshta më e rëndësishme për të mbajtur higjienën e dhëmbëve është  pastrimi i  dhëmbëve. Goja vjen në kontakt me shumë substanca që përmbajnë proteina, karbohidrate dhe glukoze. Goja është njëra ndë pjesët e trupit që është me shumë e favorshme për rritjen e bakterieve. Duke pastruar dhëmbët tuaj, ju largoni mbeturinat e ushqimit që akumulohen gjatë ditës. Në përgjithësi, ju duhet larë dhëmbët së paku dy herë në ditë, mundësisht pas ngrënies së çdo ushqimi.

Kujdesi rreth ushqimeve. Ka disa ushqime që mund të shkaktojnë njolla në dhëmbët tanë dhe i japin ngjyrë atyre. Disa nga produktet që mund të lënë njolla në dhëmbë janë duhani, kafja dhe çaji. Shenjat e nikotinës vërehen edhe tek gishtat e atyre që përdorin duhanin. Përveç këtyre produkteve, ju duhet evituar ushqime që përmbajnë sasi të madhe të glukozës (sheqerit) dhe karbohidrateve. Këto janë vështirë për t’u larguar nga sipërfaqja e dhëmbëve dhe mund të krijojnë një pllakë për një kohë të gjatë.

Peri apo shkopinjtë për të larguar ushqimin nga dhëmbët. Edhe pse duke larë dhëmbët pastrojmë shumicën e ushqimit që kemi në dhëmbë, ka disa pjesë të ushqimit që mund të largohet me ndihmën e perit. Ushqime si për shembull mishi, kur ngecin mes dhëmbëve është vështirë të largohet, por këtë mund ta bëjmë me anë të perit apo shkopinjëve për dhëmbë.

Protezat.  Se si janë të vendosura dhëmbët tuaj është me rëndësi në mirëmbajtjen e tyre. Duke përdorur protezat ne mund t’i kthejme dhëmbët tonë në pozitën e tyre natyrale, edhe pse kjo mund të zgjasë për disa vite, mirëpo është me rëndësi të ndjekim rrugën e duhur mbi shëndetin e dhëmbëve.

Vizitoni dentistin tuaj së paku dy herë në vit për të bërë një kontrollim të dhëmbëve tuaj. Ata do të kujdesen që gjithçka të jetë në rregull rreth mirëmbajtjes së dhëmbëve tuaj.

Kuriozitet: Eshtë vërtetuar se njerëzit që nuk i pastrojnë dhëmbët e tyre dy herë në ditë, rrezikohen nga sëmundjet e zemrës.

  • leta

    shum bukur

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?