Qysh Me i Mbrojtë Fëmijët nga Gripi?

Në këtë periudhë të vitit ka një rritje të ndjeshme të rasteve me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Këtu përmblidhen shumë sëmundje virale që shfaqen çdo vit dhe që në popull njihen me emrin grip.

Këto janë sëmundje arogene, që përhapen nëpërmjet spërkave dhe në këtë periudhë, ku fëmijët qëndrojnë më pranë dhe në ambiente të mbyllura, shtohet mundësia e transmetimit nga një fëmijë te tjetri.

Simptomat e gripit

Pas prekjes nga gripi fëmija ka temperaturë që mund të shkojë deri në 39 gradë, ka skuqje sysh, kullim hundësh, dhimbje fyti, dhimbje veshi, humbje oreksi, dhimbje muskujsh, dobësi të përgjithshme dhe kollë.

Në disa raste të tjera fëmija mund të ketë dhimbje të forta barku, gjë që shpesh ngatërron gripin me probleme të aparatit tretës, shpesh kanë diarre dhe të vjella. Janë disa shenja që shfaq fëmija, të cilat duhet t’i tërheqin vëmendjen prindërit, për t’iu drejtuar mjekut sa më shpejt.

Kështu, nëse temperatura bie dhe pas 3-4 ditësh përsëritet, kjo nuk është normale dhe duhet të shërbejë si sinjal për t’i tërhequr vëmendjen prindit që të shkojë sa më parë te specialisti. Nëse fëmija ka dhimbje veshi pas disa ditësh që ka kaluar gripi, ai duhet çuar te mjeku, sepse mund të ketë infeksion të veshit.

Nëse kolla ndryshon, atëherë mund të kemi të bëjmë me bronshit apo bronkopneumoni dhe atëherë duhet të çohet menjëherë te specialisti për t’u trajtuar me antibiotikë.

Vaksinimi kundër gripit

Masa e parë parandaluese është bërja e vaksinës kundër gripit. Këtë duhet ta bëjnë sidomos ata fëmijë që janë të predispozuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ata që vuajnë nga diabeti, veshkat, pra që janë të sëmurë kronikë. Masa tjetër parandaluese është shmangia e kontaktit me fëmijë apo persona të rritur të sëmurë. Shmangia e ambienteve të mbipopulluara, të pa ajrosura mirë.

Qysh me ditë pse fëmijët bëhen agresivë?

Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?