Qysh Me i Mbrojte Femijet ne Dimer?

Me ardhjen e stinës së dimrit, tek fëmijët vihen re infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Ato që hasen më shpesh janë ftohjet dhe infeksionet gripale.

femija ne dimer

Specialistët e sëmundjeve dhe të shëndetit pediatrik pohojnë se qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe me shumë persona bëhet shkak për rrezikimin e shëndetit. Një nga dy fëmijë të moshës 7-vjeçare ka mungesë hekuri.

itamina C që ndodhet tek perimet mundëson marrjen e hekurit nga mishi. Prandaj përgatitni gjellë me perime dhe mish. Nëse tek pjesëtarët e afërt të familjes si nëna, babai nuk shohim rritje të kolesterolit dhe probleme në metabolizmin e yndyrave, çdo ditë fëmija duhet të konsumojë nga një vezë të zier.

Bashkë me gjellët me perime përdorni edhe sallatë. Mos i jepni fëmijëve pekmez të përzier me produktet e qumështit. Gjithashtu bëni kujdes në mos vendosjen e qumështit apo të kosit afër gjellëve me mish e perime, sepse pengojnë marrjen e hekurit.

Në mëngjes jepini fëmijëve arra, lajthi, fruta të thata, bashkë me to janë të dobishme edhe drithërat e pasuruara. Në vend që t’i jepni lëngje të gatshme frutash, shtrydhini vetë frutat dhe jepjani t’i pinë para se të humbasin vitaminat.

Mundësoni ngrënien me perime të makaronave dhe të një gjelle me mish. Ndalimi i pijeve me gaz e shton më shumë dëshirën. Prandaj më mirë është të mos i marrim fare në shtëpi. Fëmija nuk i kërkon nëse familja nuk i konsumon.

Shembulli i dhënë në familje ka një rëndësi shumë të madhe. Kur ta kërkojë le ta shijojë, por mosmarrja e tyre është zgjidhja më e mirë. Bëni të mundur konsumimin nga ana e tij të supave me drithëra dhe grurë.

Disa fëmijë nuk mund ta pinë qumështin. Në këtë rast fëmijës suaj mund t’i jepni ëmbëlsira me qumësht, ose mund t’ia jepni qumështin të përzier me pak kakao dhe sheqer. /zeri.info/

  • ësht nje faqe interesante vetem se kisha pas deshir te jet nje tem si ti kshilloish te qmendrit ndoshta osht mir te jen disa shenime ne ket linkun tuaj ju pershendes kaloni sa me mir

Qysh me kuptu pasqyrimin matematik?

Qysh me kuptu ligjin e thyerjes së dritës?