Qysh Me i Mbajte ne Mend Enderrat?

Shume flasin per enderrat, efektet e tyre, dhe pergjithsisht per to, e megjithate e dime se ndodh shume shpesh qe kur te zgjohemi te harrojme ate qe kemi enderruar. Do te mundohemi te ju japim disa keshilla te cilat do te ju ndihmonin te i mbani ne mend enderrat, dhe te kujtoni sa me shume detaje nga to.

Merrni nje vendim te vetedijshem per te mbajtur mend enderrat. Ne rrast se krijoni nje bindje ne veten tuaj qe te mbani ne mend enderren keni gjasa me te mira per ta kujtuar.

Alarmin per zgjim nga gjumi vendoseni sa me afer shtratit. Ne rrast se ju del gjumi pa alarm me mire, por ne rrast se ju duhet patjeter nje alarm, vendoseni sa me afer shtratit, sepse ne rrast se koncentroheni me pare ne gjera tjera(ne kete rrast gjetjen e alarmit), ateher ka gjasa qe shpejt te ju largohet nga koka enderra.

Shkruani nje shenim ne ore: “cfare ke enderruar”, ose dicka te ngjajshme ne shkronja te medha, keshtu qe kjo do ishte gjeja e pare qe do shihnit pas te zgjoheni nga gjumi.

Shkoni ne gjume ne kohe. Ju duhet te gjeni nje gjume te mire qe kur te zgjoheni te jeni te kthjellur dhe te perkujtoni mjaft enderren. Gjithashtu nese fleni me pak eshte me e mundur qe te enderroni me pak.

Mendo per ndonje problem te madh apo emocional qe ju brengos. Mos mendoni per zgjidhjet, thjesht per problemin, dhe kjo ndikon ne mbajtjen ne mend te enderres.

Degjoni ate qe ndodh gjate dites. Eshte shume e mundshme qe gjerat qe i degjoni te ju perkujtojne ne enderrat tuaja, keshtu qe regjistroni cdo gje qe degjoni apo shihni, dhe pastaj analizoni ato e ne kete menyre mund te ju kujtohet enderra.

Qysh me largu depresionin gjatë dimrit?

Qysh me u liru nga stresi?