Qysh me i largu njollat e zeza nga hunda?

Njollat e zeza janë problem konstant i lëkurës. Disa njolla kur nuk trajtohet në kohë, zhvillojnë rrënjë brenda shtresave të lëkurës. Por mos humbni shpresë, edhe njollat më të thella mund të largohen me trajtimin e duhur.
njollat e zeza ne hunde

Në vijim janë hapat që duhet të ndiqen për të hequr njolla të thella nga hunda.

  1. Së pari pastroni lëkurën e hundës duke e larë me sapun të butë ose shampon për të hequr yndyrën dhe papastërtinë.
  2. Fërkimi është shumë i dobishëm për të larguar njollat e thella; bëni masazh të butë në lëkurën e lagësht me lëvizje të vogla rrethore për pesë minuta. Kjo ndihmon të largohen qelizat e vdekura nga lëkura dhe e bën më të lehtë heqjen e njollave të thella.
  3. Mbushni një tenxhere të madhe me ujë të nxehtë dhe vendoseni mbi shporet të vloj.
  4. Pasi të vlon uji, largoni tenxheren nga shporeti dhe afroni fytyrën mbi tenxhere që avulli të ju bie në fytyrë. Kujdesuni mos të digjeni.
  5. Vendosni një peshqir mbi kokë nga mbrapa dhe mbi tenxhere për të mbajtur avullin në fytyrë. Avulli ndihmon në zbutjen e njollave të zeza dhe lehtëson heqjen e tyre.
  6. Mbani fytyrën mbi avull për 10 minuta.

njollat e zeza para pas

Tani duhet të përgatitni kremën për largimin e njollave të zeza nga hunda.

  1. Përzieni 4 lugë sodë buke në një gotë me ujë mineral.
  2. Aplikoni kremën e pregatitur në hundën tuaj, dhe lerreni të thahet për 10 minuta.
  3. Soda e bukës do të ndihmojë për të tërhequr papastërtitë nga lëkura, duke përfshirë edhe njollat e zeza.
  4. Pas 10 minutave, pastroni fytyrën me ujë të nxehtë.
  • majlinda

    nje largim mjaft i mire per njollat ne fytyre shume bukur vazhdoni

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?