Qysh Me i Largu Femijet nga Televizioni?

Ndiheni të shqetësuar për qëndrimin afatgjatë të fëmijëve tuaj para televizorit dhe video-lojërave? Megjithëse disa programe mund të jenë edukative, shikimi i tepërt i televizorit dëmton fëmijën.

Si t’i mbroni fëmijët nga kjo situatë? Shikimi për një kohë të gjatë i një ekrani mund të shkaktojë probleme serioze bazuar në një lajm të “Mayo Clinic”.

Për këtë arsye Fondacioni pediatrik amerikan na këshillon të kufizojmë në një ose maksimumi dy orë qëndrimin para televizorit.

Si duhet të veproni?

– Vëzhgoni fëmijën: Pikë së pari vëzhgoni fëmijën tuaj. Ndërkohë mund të hidhni hapa të thjeshtë drejt kufizimit të kohës së qëndrimit para televizorit apo lojërave në kompjuter.

Nëse fëmija bën detyrat e tij dhe ndërkohë që televizori është ndezur por askush nuk është i interesuar ta shikojë, atëherë fikeni menjëherë.

Mos lini televizorin apo kompjuterin në dhomën e fëmijëve. Vendosini në dhomën e ndenjes ose në sallon dhe në këtë mënyrë do të mund të vëzhgoni, ndiqni më lehtë fëmijën.

– Mos hani para televizorit: Nëse lejoni diçka të tillë atëherë do të shtohet dhe koha që fëmija kalon para tij. Koha e kaluar në shtëpi gjatë javës është e kufizuar.

Mos lejoni ta kalojë para televizorit apo kompjuterit këtë kohë. Mos ia paraqisni televizorin apo kompjuterin si një shpërblim për kryerjen e detyrave. Udhëzojeni atë drejt leximit të librave, sportit apo gjetjes së lojërave të reja.

Edhe ju duhet të bëheni shembull për fëmijën duke kufizuar kohën e qëndrimit para televizorit. Nëse koha e kaluar para televizorit apo kompjuterit rrit tensionin në shtëpi, atëherë fikini dhe hiqni për një farë kohe video-lojërat. /zeri.info/

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?