Qysh me i gjetë ngjyrat më të mira për bjondet?

Çdokush ka një ngjyrë që e bën të ndihet e fuqishme, e bukur dhe më plotë vetëbesim. Sidocoftë, ngjyrat nuk janë të njejta tek çdokush. Dikujt i ka hije më mirë ngjyra të çelëta, përderisa tonet e zeza tentojnë t’i ‘largojnë’ disa njerëz, duke i bërë ata të duken më të zbehtë. Nëse jeni një bjonde, disa ngjyra nuk do ju përshtaten me flokët dhe sytë tuaj, por ka mënyra për të gjetur tonin tuaj.

Hapat:

1. Percaktoni sezonin tuaj. Ngjyra e lëkurës tuaj, ngjyra e syve dhe të flokëve tuaja do i’u ndihmojnë ta zbuloni. Për shembull një bjonde me flokë të arta me lëkurë të kaftë konsiderohet si ‘pranverë’. Pranvera përfshinë rozen, e gjelbër e çelet dhe e kaltër e çelët. Në vjeshtë mund të përdoret ngjyra e portokalltë, e gjelbërta e barit dhe e kaltër e mbylltë, kurse në verë zakonisht mund të visheni më çelët, ngjyra të ndritshme si: ngjyrë rozë e çelët apo e kaltër e çelët.

2. Zbuloni se çfarë lloj bjondeje jeni. Disa lëkurën e kanë ngjyrë ulliri dhe kanë sy të gjelbër, kurse disa të tjerë lëkurën e kanë të kaftë dhe kanë sy të kaltër të çelët. Përveç ngjyrës së lëkurës dhe syve tuaj, zbuloni nëse ngjyra e flokëve tuaja është e ndryshme nga bjondet e tjera. Nëse flokët tuaja janë me një nuancë ngjyrë hiri, atëherë ju duhet të vishni ngjyra të tjera nga bjondet e arta. Pasi të keni gjetur sezonin, eksperimentoni me ngjyra të ndryshme për të përcaktuar nuancën tuaj më të mirë.

3. Vizitoni një butik apo një dyqan për të provuar rrobat që nuk do i kishit veshur; ngjyra si reklamim në butik do të duket më e ndryshme pasi e provoni ju. Eksperimentoni duke veshur ngjyra të ndryshme dhe shikoni se a do të keni komplimente. Përderisa ju do të dukeni jashtë zonës komfortë, ju mund të gjeni një ngjyrë që ju bën të ndiheni e fuqishme.

4. Vizitoni një artist të grimit dhe kërkoni këshilla. Artistët profesional do ju tregojnë juve ngjyrat më të mira për t’u përshtatur me flokët tuaj, sytë dhe ngjyrën e lëkurës suaj. Nëse nuk keni kohë të shkoni të rregulloheni tek një sallon, eksperimentoni vetë. Provoni atë që ju përshtatet dhe nëse nuk ju pëlqen, bëni kombinime të reja.

Qysh me u kënaq në punë?

Qysh me apliku për punë jashtë shtetit?