Qysh Me I Gjet Linjat e Qarkullimit te Autobuseve Urban ne Prishtine?

Po kërkoni autobusin e duhur që të ktheheni në shtëpi ? Nuk jeni të sigurtë për orarin e nisjeve? Nuk dini se si të merrni informata për rrugët? Këtu do te mesoni se si mund ti gjeni autobusët kryesorë të cilët qarkullojnë në Prishtinë së bashku me oraret, çmimet dhe një hartë të përditësuar të rrugëve e cila do t’ju tregojë rrugën e saktë.

Projekti Prishtina Buses

 http://prishtinabuses.info/

“Si kryeqytet, Prishtina nuk ka sistem informacioni mbi transportin publik me autobus. Megjithatë, ka 16 linja të autobusëve që operojnë në Prishtinë dhe në zonën më të afërt, por vendasit si dhe ndërkombëtarët janë shumë të hutuar në lidhje me operimin e tyre. Ky fakt, së bashku me besimin tonë se njerëzit do të përdorin ato më shpesh nëse ka më shumë informacion, ishte një shtysë kryesore për të filluar këtë projekt.

Pas miratimit të projektit nga ana e UNICEF Innovations Lab, faza e parë e projektit filloi.
Ne morrëm çdo linjë autobusi në një ekip prej dy vetëve dhe ndoqëm linjën me një pajisje GPS Garmin, me të cilën morrëm informatat për të gjitha rrugët dhe stacionet e autobusëve. Këto informata u bartën lehtë në një kompjuter me një softuer për harta.
Gjithashtu përderisa nodhdeshim në autobus, morrëm informacion të saktë nga personeli për orarin e operimit të autobusit në të cilin ndodheshim.

Pasi Ekipi i kishte të gjitha informacionet dhe të dhënat e linjave të autobusëve, IT’të punuan shumë për të krijuar këtë faqe deri sa të dukej si tani.

Objektivi afatgjatë i projektit Prishtina Buses, i cili kushtoi vetëm rreth 500 Euro, është të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës në Prishtinë dhe për të mbështetur njerëzit që të marrin autobusë më shpesh se sa makina, si dhe për të kontribuar në uljen e ndotjes në qytet.

Ne shpresojmë se ky projekt do të shërbej si një frymëzim për administratën publike për të kryer dhe për të mbështetur këtë lloj projekti në qytete të tjera në Kosovë.

Ne falënderojmë UNICEF Innovations Lab dhe ekipin e FLOSSK për mbështetjen e tyre dhe inkurajojmë të gjithë personat me ide të reja t’i bëjnë ato të vërteta.”

 

Qysh me largu ngjitësin nga lëkura?

Qysh me i ditë ushqimet që përmirësojnë tretjen?