Qysh Me i Forcu Vithet?

Sutjeni i mirë zmadhon gjinjtë, taket e larta femrat shtatshkurtra i bën të gjata, grimi është mbretëreshë e iluzioneve, po vithet? Eh, te to asgjë nuk ndihmon, duhet patjetër të bëni ushtrime.

Po qe se keni qenë me pushime në det, me siguri keni notuar, e ndoshta edhe keni hequr ndonjë kilogram nga pesha juaj. Le të jetë pra kjo një stimulim që të vazhdoni rekreacionin dhe nuk do të lejoni që vithet tuaja të varen. Në çfarëdo moshe që të jeni, mos u dorëzoni! Do të bëheni më të bukura dhe më të shëndetshme.

Bëjini masazh kofshëve dhe vitheve
Çdo dush shfrytëzojeni duke bërë masazh. Mjafton që secilës anë t’ia kushtoni nga pesë minuta. Në parfumeritë tona ka zgjedhje të madhe të mjeteve për dush kundër celulitit, por nëse nuk doni të shpenzoni para, bën punë edhe kripa e detit. Masazhi profesional, është shumë efikas, por edhe pa të bën. Vetëm duhet të mos hiqni dorë dhe çdo ditë të ndani pak kohë për veten tuaj.

Shumë ujë, kripë pak
Pini sa më shumë lëngje, por shmanguni kripës, sepse kjo është mënyra më e mirë që trupi juaj të lirohet nga lëngjet e tepërta. Kjo nuk është mirë për celulitin, por edhe kundër ënjtjeve në këmbë dhe në duar, posaçërisht verës. Natyrisht sa më të vogla të jenë ënjtjet, qarkullimi i gjakut është më i mirë dhe vetvetiu edhe metabolizmi është më i shpejtë.

Bëjini ushtrime rregullisht vitheve
Nuk është e thënë që patjetër duhet të shkohet në klub fituesi për të bërë ushtrime. Me vetëm një shëtitje i angazhojmë mjaftueshëm muskujt e pjesëve të të ndenjurave, ndërsa ato janë pjesë të trupit të cilat na bëjnë të mundshme ecjen.

Qëndrimi galiç: qëndroni me këmbë të hapura në gjerësinë e ijëve. Uluni me vithe në pozitën galiç, sikur dëshironi të uleni në karrige. Me atë rast kini kujdes që gjunjët të jenë në nivel me gishtat e këmbëve. Qëndroni pak në pozitë galiç, pastaj kthehuni në pozitën fillestare.

Një hap para: një hap para vithet i bën më të forta dhe më seksi. Bëjeni një hap para, por në atë mënyrë që trupi të qëndrojë drejt, shpina rrafsh, ndërkaq shikimi të jetë i drejtuar përpara. Me atë rast gjuri i këmbës së parë assesi nuk bën të kalojë mbi gishtat e së njëjtës këmbë.

Ngjitja: njëra nga mënyrat më të mira dhe më të efektshme për vithe të forta, por edhe për tërë pjesën e poshtme të trupit është ngjitja në përpjeta apo vrapimi nëpër përpjeta. Bëjeni këtë sa më shpesh.

Lyejini me preparate efikase: kremrat, xhelet dhe preparate të ndryshme për forcim dhe formësim të trupit nuk janë të mjaftueshme për pamje ideale të vitheve tuaja, mirëpo nëse i aplikoni bashkë me metodat e tjera, mund të arrini sukses.

Ecni nëpër ujë. Këtë mund ta bëni edhe në det, edhe në liqen verën tjetër, ndërsa tani mund ta bëni në pishinë të brendshme. Ecja nëpër ujë është njëra ndër mënyrat më efikase që të forconi muskujt e vitheve dhe të këmbëve.

/Telegrafi/