Qysh me i ditë pasojat negative nga stresi?

Stresi fillon që në hapat e parë të jetës sonë dhe kjo lidhet me luften që bëjmë çdo ditë për të krijuar një hapesirë rreth vetës të cilen ne e konsiderojmë të domosdoshme, jetike.

Gjë që kërkon energji, apo jo?
Janë shumë e shumë sëmundje të tjera që shkaktohen nga stresi, në menyrë të veçante ato që kanë të bëjnë me sistemin imunitar.

Duket si e çuditeshme por edhe kjo gjë ndodh sepse ne nuk arrimë të vlerësojmë dhe trajtojme drejt energjinë që grumbullon organizmi jonë gjatë jetës, në përgjithësi dhe në elementët që e përbëjnë.
Stresi në këtë rast lidhet me faktin se sa jemi në gjëndje të ekuilibrojmë fluksin e energjive që grumbullojmë me fluksin e energjive që shpenzojmë.

Kjo energji ndryshe quhet emocion.
Kur emocionet janë të mëdha e të fuqishme brenda nesh, atëherë është rritur edhe përqindja e hormonit që shkakton stresin, cortisolit.

Kur provojmë frike në reagojmë, psh, nga frika ftohemi, mbushemi me djersë të ftohta, ose ndjejme zemren që rreh me të shpejtë.

Kur provojmë dhimbje, çfarë bëjmë? Thjesht qajmë.

Kur jemi të gezuar, qeshim.

Pra çdo emocion shoqerohet nga çlirim hormonesh dhe pasoja fiziologjike.

Atehere për t’a evituar sa të mundim, ne duhet t’i shkarkojmë emocionet.

Në rast se provojmë dhimbje të madhe dhe nuk qajmë, ne bllokojmë shkarkimin e tyre dhe krijojmë kushte për t’u semurur.

Lotet nuk janë gjë tjetër veç energji psiqike e shndërruar në energji të lëngshme.

Qysh me largu depresionin gjatë dimrit?

Qysh me u liru nga stresi?