Qysh Me i Dite Disa Gjera Bazike mbi Questions (Pyetjet) Ne Facebook?

Facebook Questions është nga shërbimet e ofruara së fundmi nga facebook për përdoruesit e tij. Ky shërbim është pritur mjaft mirë nga shumë përdorues. Këtu do të mësoni disa gjëra mbi këtë shërbim.

Questions përdoren në shumë mënyra. Mund të i përdorni si sondazhe, të merrni opinione, e madje të e përdorni për shaka. Shumë shaka të bukura kanë dalur nga këto pyetje, dhe më së miri e dinë ata që po i përcellin këto gjëra. Poashtu, shumë studiues të ndryshëm të gjërave të ndryshme që po ndodhin në përditshmëri kanë ditur ta shfrytëzojnë shumë mirë këtë shërbim për të sjellur një mendim apo pasqyrim për atë që u është dashur.

Në rrast se dëshironi të bëni një pyetje, të duket serioze dhe të fokusohet vetëm në atë se çfarë ju po kërkoni, atëherë ju nuk duhet të lejoni që të tjerët të shtojnë opsione në pyetjen tuaj. Kjo bëhet duke deselektuar opsionin që tashmë është i selektuar poshtë opsioneve që i shkruani vet(allow anyone to add options)

Ndërsa në rrast se dëshironi të i lejoni të tjerët që të shtojnë opsione dhe të bëhet pyetja më interesante, atëherë thjesht mos lëvizni asgjë, bëni pyetjen dhe klikoni post question.

Poashtu, ju mund të fshini opcione, të bëni unvote(të largoni votën tuaj) si dhe të e ndjekni (follow) pyetjen. Me anë të follow, ju njoftoheni me notifications(lajmërime) atëherë kur një shok i juaji ka votuar apo është përgjigjur në atë pyetje. Gjithashtu mund të bëni edhe ask friends, në mënyrë që të mirrni mendimin e shokve tuaj mbi atë se çfarë është shtruar në pyetje.

Në rrast se pyetja juaj është interesante dhe me vend, ndodh shumë lehtë që ajo të përhapet dhe ju të merrni me mijëra vota. Kjo do ju sillte më shumë shoqëri nëse e keni bërë me profil, ose më shumë pëlqime nëse keni fanpage në facebook.

Qysh me i shiku veprimet tuaja në facebook?

Qysh me rritë numrin e "likeve" në faqen tuaj në facebook?