Qysh me i bo flokët kaqurrela?

24

Nëse doni të bëni kaqurrela duke përdorur vetëm shkumën për flokë atëherë ndiqni hapat në vazhdim:

Hapi 1 
Pastroni flokët dhe mos i terni.

Hapi 2
Krehni flokët mirë që mos të mbeten të ngatrruara.

Hapi 3
Përdorni shkumën për flokë dhe shpërndajeni mirë në çdo fije duke i krehur vazhdimisht.

Hapi 4
Ndani flokët në pjesë të vogla dhe bëni spirale.

557

Hapi 5
Kapni fijet me kapëse flokësh dhe i mbani deri sa të teren, apo nëse është vonë fleni me to.

Hapi 6 
Largoni kapëset e flokëve ngadalë për të mos i prishur kaqurrelat.

Hapi 7
Ndani fijet lehtësisht me gishta dhe kaqurrelat janë bërë.