Qysh Me I Bashku Disa Dokumente PDF Ne Nje Te Vetem?

Nese keni disa dokumente te formatit PDF te cilet jane ne lidhshmeri ndermjet veti, atehere me praktike do te ishte qe keto dokumente ti keni ne nje dokument te vetem te formatit PDF. Ne vazhdim do te mesoni se si ti bashkoni disa dokumente te formatit PDF ne nje dokument te vetem.

Se pari shkarkoni programin PDF Binder falas nga ketu: http://code.google.com/p/pdfbinder/downloads/list

Instaloni programin dhe me pas hapeni.

Klikoni butonin Add file… dhe zgjedhni dokumentet qe deshironi ti bashkoni ne nje PDF dokument te vetem. Renditja e dokumenteve te zgjedhura percakton renditjen ne dokumentin e krijuar me pas.
Klikoni butonin Bind! pasi ti keni perzgjedhur fajllat, dhe do te krijohet dokumenti final.