Qysh Me Gjet Programet që Ua Ngarkojnë Kompjuterin?

Nganjëherë ju mund të shihni që Windowsi juaj është duke u ndalur dhe duke mos u përgjigjur.

Ju mund të mos e dini se çka po e shkakton këtë ndalesë. Në shumë raste, mbase duhet që ta rifllioni kompjuterin tuaj. Nëse do të donit që ta dinit arsyen e këtyre ngecjeve të kompjuterit, aplikacioni WhatIsHang mund të ju ndihmojë.
WhatisHang është një vegël falas që ua lehtëson gjetjen se cili program, skedar ose softuer është duke shkaktuar ngecje të
kompjuterit tuaj.  Kjo vegël provon që të gjejë softuerin që po ndalet dhe pastaj paraqet informacionin që mund të ju mundësojë që të kuptoni se çka e shkakton ngecjen e softuerit.

Kjo vegël funksionon, duke filluar nga Windows 2000, për të gjithë versionet Windows, duke përfshirë të gjithë edicionet
32-bit dhe 64-bit. Shkarkoni ketu programin
http://www.nirsoft.net/utils/what_is_hang.html

Falenderojme Drio-ne per kontributin ne kete teme.

 

 

 

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes “Google Docs”?

Qysh me konvertu një dokument nga PDF në Word përmes metodës “Adobe Acrobat”?