Lazanja

Përbërësit

  • 4 salcice të vogla
  • Mish i grirë
  • ½ filxhan qepë e grirë
  • 2 thelpinje hudhër
  • 1 filxhan domate të shtypura
  • 2 filxhan salce domate
  • 2 filxhan pastë domate
  • ½ filxhan ujë
  • 2 luge gjelle sheqer i bardhe
  • 1 lugë caji kopër
  • 2 lugë caji baziliko e grirë
  • 1 lugë caji kripë
  • 4 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • 1 lugë caji erëza italiane
  • ½ lugë caji piper
  • Rikota
  • 1 kokërr vezë
  • Mozzarella
  • 1 filxhan parmixhan
  • Pete per Lasanja

Në një tigan me pak vaj skuqim salcicet e grira, mishin, qepën e grirë dhe hudhrën dhe i lëmë për rreth 20 minuta.

Më pas shtojmë pasten e domates, domatet e shtypura, salcen e domates dhe ujin dhe i përziejmë. Pas 5 minutash shtojmë sheqerin, kopërin, bazilikon, VETEM 2 lugë gjelle majdanoz (dy të tjerat na duhen për më vonë), kripën, erëzat dhe piperin. I përziejmë të gjitha bashkë. I mbulojmë më një kapak dhe i lëmë të ziejnë për 1 orë ose më shumë. (MOS E LINI TE SHTEROJE FARE UJIN)

Ndërkohe vendosni lazanjat ne ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta, por duke i kontrolluar herë pas here në mënyrë që të mos ngjisin më njëra tjetrën. Në një tas të vogël përziejmë rikotën me një kokërr vezë dhe 2 lugët e tjera të majdanozit. I përzjejmë të gjitha me një lugë.

Më pas marrim tavën ku do ti shtrojmë dhe e lyejmë me gjalpe të shkrirë që  të mos ngjisin lazanjat. Shtrojmë shtresën e parë të lazanjave. E lyejme me përzjerjen e rikotës, sperkasim me copa të prera mozarelle pastaj parmixhan dhe e shtrojme shtresen e pare të kimës me domate. Më pas vendosim përsëri shtresën e dytë të lazanjave dhe bëjmë të njëjtën procedurë duke e lyer me përzjerjen e rikotës, mozzarella e ne fund parmixhan e kimën. Mund të vendosini shtresa lazanje sa te doni sipas dëshirës por gjithmone duke ndjekur rradhen. Shtresa e fundit duhet të jenë lazanjat të mbuluara me përzierjen e rikotës, copat e mozarellës dhë parmixhan të grirë sipër. Gjithashtu hidhin dhe disa copa gjalpi sipër në fund. Mbulojeni me letër alumini dhe lërëni ne furrë për 25 minuta. Më pas hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni dhe për 25 minuta të tjera.

 

JU BEFTE MIRE!

Qysh me përgaditë kifle me bajame?

Qysh me përgaditë krofne me jogurt?