Gurabija me Cokollate

Përbërësit:

– 2 vezë,
– 2 filxhanë sheqer,
– 2 filxhanë vaj,
– 1 gotë kos,
– 1 pluhur paste (pecivë),
– 1 sheqer vanilje,
– 1 çokollatë kuzhine,
– 1 banane,
– 100 gramë kokos,
– miell sipas nevojës.

Gatimi:

Marrim një enë dhe i vendosim vezët dhe sheqerin dhe i tundim mirë. Më pas i shtojmë edhe vajin, kosin, pecivën, sheqerin e vaniljes, çokollatën e grimcuar, kokosin dhe bananen e shtypur më parë duke i tundur vazhdimisht. Në fund ia shtojmë edhe miellin derisa sa të trashet brumi. Pastaj i vendosim në formë të dekorimeve nëse kemi e nëse jo ua japim formën e rrumbullakët dhe i pjekim.

Shërbehen me çaj ose kafe.

  • arjeta

    I kam bere ketu gurabija e shum te shishme jan bere flm shummm

Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?

Qysh me përgaditë gurabi me susam?