Qysh Me Fresku Eren e Gojes pasi Konsumimit te Ushqimit?


Heqja nga përdorimi i ushqimit që lë aromë jo të këndshme pasi që e konsumojmë është e gabuar, pasi që me disa produkte ushqimore tjera mund të kënaqeni me çdo ushqim që e pëlqeni.

Në vend se t’i shmangeni qepës, hudhrës apo ndonjë djathi të caktuar, erës së keqe kundërvihuni me ushqim. Shpesh e mjaftueshme është një kafshatë, apo edhe vetëm një gotë lëngë.

1. Limoni
Me pjata të peshkut, shpesh si dekorim vijnë copa
të limonit. Nëse e konsumoni atë copë limoni, era e hudhrës do të zbutet shumë. Me atë copë limoni mund ta pini një gotë uji mineral, ose të konsumoni bonbone me shije të limonit. Acidi i limonit i neutralizon menjëherë disa baktere të pakëndshme.

2. Majdanozi dh mëlmesa tjera bimore
Disa gjethe majdanoz në brumëra me sos të parezistueshëm nga i cili kundërmon aroma unike e hudhrës, nuk janë aty rastësisht. Me përtypjen e fletëve të majdanozit lirohen disa yndyra të cilat e freskojnë aromën. Ngjashëm veprojnë gjethet e borzilokut dhe rozmarinës.

3. Molla
Si pastruese e dhëmbëve dhe freskuese të erës së gojës, mollët me të vërtetë janë miket më të mira të vrimës së gojës. Dardhat e njoma dhe karotat gjithashtu e kanë këtë rol. Kanë përqindje të madhe të fibrave, të cilat në kombinim me pështymën i largojnë grimcat jo aq të këndshme.

4. Jogurti
Disa lloje të pemëve në kombinim me jogurtin jo vetëm që janë efikase në largimin e erës së keqe por mund edhe ta parandalojnë paraqitjen e saj. Gjysmë gote jogurt e ulin nivelin e sulfitit të hidrogjenit (burimi i aromës së keqe) në gojë. Prandaj, fillojeni dhe përfundoni ditën me jogurt dhe pemë, e ndoshta nuk do të keni nevojë të brengoseni më që të mbani bonbone mentol në çantën tuaj. /Telegrafi/

  • tiki

    a ka mundesi me tregu per qka dalin do puqra en buz qysh ka mundesi me i largu plz

  • tiki

    a ka mundesi me tregu per qka dalin do puqra en buz qysh ka mundesi me i largu plz

Qysh me i ditё pёrfitimet nga llaku i flokёve?

Qysh me përgaditë kremë me aloe vera?