Qysh Me Fotografu me Celulare?

Celularët e sotëm në mase të madhe posedojnë fotoaparate solide digjitale dhe me pak mund fotografitë e bëra me ta mund të janë shumë të përdorshme, nëse do t’i keni parasysh këto këshilla.

Me këto këshilla të cilat do t’i merrni fotografitë që do të bëni me celularin tuaj do të janë shumë më të mira, mirëpo megjithatë mos prisni kualitetin e njëjtë sikur të jeni duke fotografuar me fotoaparat të vërtetë.

Ndriçoni mirë objektin

Drita e mjaftueshme është çelës për fotografi të mirë, e askund tjetër kjo nuk është e theksuar sa te telefonat celularë dhe fotoaparatet e tyre. Sasia e madhe e ndriçimit do të kontribuojë në pastërtinë dhe kualitetin e fotografisë. Nëse fotografoni në ambiente të mbyllura, gjithsesi ndizni të gjitha dritat e mundshme, por atëherë keni kujdes me white balance, për të cilin do të flasim pakëz më vonë.

Afrojuni objektit

Telefonat celularë kryesisht kanë objektiv me kënd të gjerë pa mundësi të zoom-it, andaj afrohuni tek objekti i fotografimit për të bërëë një fotografi të mirë. Rezolucioni i vogël i fotografisë nuk do t’u mundësojë përmirësimin e këtij lëshimi, andaj mos u bëni dembelë dhe afrohuni disa hapa më shumë.

Fiksoni celularin

Fotografimi kërkon dorë të qetë për të evituar fotografitë e turbullta. Prandaj do të ishte mirë të mbështetni dorën apo celularin në ndonjë objekt të fortë siç është tavolina, muri apo çfarëdo që gjeni në afërsi. Keni parasysh se fotoaparatet në telefonat celularë kanë vonesë bukur të madhe para se të shkrepin andaj edhe kur të dëgjoni sinjalin me zë të fotografimit rrini të qetë edhe për disa sekonda.

Përpunoni fotografitë në kompjuter

Transferoni fotografitë në kompjuter dhe përpunoni ato me ndonjë program që është i dedikuar për këtë. Nuk është e thënë që detyrimisht të përdorni Photoshop-in i cili u përkushtohet profesionistëve dhe për këtë është bukur i komplikuar, ka program me bollëk për përpunimin e fotografive siç është edhe Picasa nga Google.

Mos e përdorni zoom-in digjital

Zoom-i digjital është zmadhim i rëndomtë i pikselave, që zvogëlon kualitetin e fotografisë, pos kësaj ky operacion mund të kryhet mëpastaj edhe në kompjuter me programin për përpunimin e fotografive. Prandaj sa më shumë që mundeni evitoni përdorimin e zoom-it digjital pa marrë parasysh sa ju lehtëson kjo të fokusoni atë që dëshironi.

Luani me kontrollet e white balance

Çdo ditë e më shumë telefona mundësojnë rregullimin e white balance, që mundëson përpunimin e fotografive më kualitative në kushte të ndryshme të ndriçimit, e kjo posaçërisht vlen për ndriçimin në ambiente të mbyllura. Provoni të ndryshoni opsionet white balance për të parë çfarë ndikimi kanë në fotografi, e më pas mund të shfrytëzoni këtë opsion për të shtuar efekte të caktuar në fotografitë e bëra.

Eksperimentoni, fotografoni shumë

Përparësia më e madhe e fotografisë digjitale është se pasi që të keni blerë të gjitha pajisjet e duhura fotografitë nuk do të kushtojnë asgjë, andaj fotografoni shumë edhe eksperimentoni për të njohur më mirë pajisjen tuaj. E njëjta vlen edhe për fotoaparatet në celular, mundësitë e tij do t’i njihni më së miri kur t’i provoni.

Keni kujdes me pastërtinë e objektivit

Celulari bartet në xhep dhe vazhdimisht është në duart e shfrytëzuesve, prandaj është e pamundur që pluhuri dhe yndyra të mos vijnë deri tek objektivi. Gjithsesi kujtohuni të pastroni këto shtresa sepse as fotoaparatet më të mirë në botë nuk mund të bëjnë fotografi të mirë nëpërmes objektivit të papastër.

Gjithmonë përdorni rezolucionin më të madh të mundur

Telefonat shpesh dinë të zvogëlojnë rezolucionin e fotografive në ato që prodhuesi i celularëve i kategorizon për dërgim të porosive MMS. Andaj sigurohuni që rezolucioni gjithmonë të jetë më i madhi i mundur./Telegrafi/

Qysh me maru Pankarte Proteste me mjete te zyres?

Qysh me kriju flamura të vegjël?