Qysh Me Fotografu Bukur me Aparat Dixhital?

Nese jeni duke menduar te beni fotografi te mira me aparat dixhital, d.m.th. pa blere nje aparat te shtrenjte, vazhdoni te lexoni me poshte pasi keto keshilla jane pikerisht per ata qe kane ndonje aparat dixhital dhe disa te tjere qe jane fillestare ne fotografi, apo deshirojne t’i deshmojne aftesite e tyre me nje aparat me te thjeshte.

Shkoni me afer objektit apo personit qe deshironi te fotografoni. Pastroni gjerat qe ju pengojne para se te shkrepni aparatit dhe hidhni nje sy prapaskenes per te pare mos ka ndonje gje qe do t’iu prishte fotografine.

Parapergatituni per ndonje foto te shpejte dhe te ‘mrephte’. Ky eshte nje hap shume i rendesishem tek aparatet dixhital. Shtypni pak(gjysmen) butonin e aparatit per te fotografuar dhe pastaj shtypeni deri ne fund. Aparati juaj duhet te fotografoje shume me shpejte sepse ai eshte fokusuar me kohe tek objekti qe donit te fotografonit dhe ka zgjedhur parametrat e duhura per te shkrepur sa me mire.

Fikeni zmadhimin digjital ne aparatin tuaj. Ju mund te keni degjuar kete keshille edhe me pare, por eshte shume e rendesishme. Duke fikuar zmadhimin dixhital ne aparatin tuaj, fotografite tuaja do te jene me kualitet me te larte sepse ato nuk jane te ngarkuara shume. Zmadhimi dixhital NUK eshte i njejte si zmadhimi optik. Injoroni zmadhimin dixhital kur bleni nje kamere dixhitale.

Nese nuk keni sukses per here te pare- provoni, provoni, perseri. Duke perdorur nje aparat dixhital eshte nje proces i mesimit, prandaj mos u zhgenjeni nese nuk realizoni ate çfare keni ne plan. Ndonjehere aparati eshte fajtor nese bardhesia e fotografise eshte shume e madhe, apo ngjyra te kete ndonje kontrast te madh, prandaj shikoni nese mund t’i rregulloni keto dobesi. Po ashtu kujtohuni se edhe fotografet profesional shkrepin me qindra fotografi, vetem nje pjese e tyre jane te duhura, kurse vetem disa jane me te mira.