Qysh me fitu iPhone 6 nga Gjirafa.com?

Gjirafa.com dhuron iPhone 6 për sloganin më të mirë

Të dashur miq të Gjirafa.com, së bashku jemi zhvilluar dhe kemi arritur që të jemi makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në Gjuhën Shqipe. Pa ju dhe pa kërkesat e juaja, ne nuk do të mund të i realizonim të gjitha këto shërbime. Ndër vlerat më të shtuara të Gjirafa.com është kontributi i juaj, prandaj kemi vendosur që si shpërblim të dhurojmë një iPhone 6 për krijuesin e sloganití më të mirë për Gjirafa.com (një fjali e shkurtër që e përshkruan Gjirafa.com, p.sh siç e kemi tani “krejt në një vend”).

Screen Shot 2015-08-04 at 18.28.58

Qysh me marrë pjesë?

Krijoni një sloganí që ju mendoni se e përshkruan Gjirafa.com më së miri. Pastaj e publikoni si status të juajin duke e bërë share (shperndarë) foton që e kemi postuar në Facebook. Gjithashtu, për këtë lojë shpërblyese, duhet të përdoret hashtag: #gjirafa (KUJDES: Opcioni duhet me qenë Public kur të bëhet share në faqen e juaj në Facebook).

Rregullat janë:

  • Mund të postoni deri në tre slogane gjatë kësaj periudhe;
  • Nëse ne përzgjedhim sloganin fitues i cili është postuar dy ose më shumë herë (nga përdorues të ndryshëm) atëherë përzgjedhet slogani i parë i publikuar sipas datës dhe orës;
  • Nëse e zgjedhim një slogan por e modifikojmë, fitues zgjedhet slogani më i përafërt;
  • Loja shpërblyese fillon me datë 3 gusht dhe përfundon me datë 31 gusht 2015 deri në ora 00:00;
  • Slogani duhet me qenë i shkurtër: një fjali nga 1 deri në 6 fjalë.

Ne jemi të bindur që do të kemi shumë propozime të shkëlqyera nga ana juaj, mirëpo vetëm njëri prej tyre do të ketë mundësinë të zgjedhet slogani fitues i Gjirafa.com, për këtë arsye ju falemnderojmë për çdo kontribut tuajin.

 

  • erza

    Logjika te dergon nga A deri B imagjinata the dergoi kudo

Qysh me e kursy baterinë në iPhone?

Qysh me e mbushë baterinë më shpejtë në iPhone?