Qysh Me e Parandalu Gripin?

Ndalohet përdorimi i antibiotikëve të cilët e rëndojnë gjendjen shëndetësore.
Stina e lagësht, ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave, kanë bërë që të shfaqen shenjat e para të gripit tek moshat e vogla. Por, të rrezikuar në të njëjtën masë janë dhe pacientët e moshës së tretë. Kjo ndodh si pasojë e imunitetit të dobët trupor që gëzojnë këto kategori ndaj luhatjes së shpeshtë të temperaturave.

Probleme këto që mund të shfaqen në forma nga më të ndryshmet, që me simptomat e gripit, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, bronkopneumoni dhe nëse nuk merren masat e duhura menjëherë për trajtimin e tyre, mund të kalojnë dhe në forma më të rënda siç është ajo e ftohjes. Simptomat që shoqërojnë këto të fundit janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga djegiet e fytit, kollë e fortë therëse dhe e thatë, ftohje, si dhe në masë gjendje rrufe me sekrecione nga hundët. Pacienti ndihet i lodhur dhe nuk është në gjendje që të kryejë aktivitete e tij si në ditët normale. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve të paraqitura janë bronkopneumoni që shoqërohen me kollë, gjendje rrufe, temperatura të larta. Ndërsa në raste më të rralla mund të kalojnë në bronkite apo ftohje të formave të rënda.

Pjesa më e madhe e rasteve të paraqitura shoqërohet me shfaqjen e temperaturave të larta. Kjo sidomos për fëmijët e moshave 2 deri në 5 vjeç ku temperatura vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Për këtë kategori duhet treguar një kujdes i veçantë, pasi komplikacionet mund të jenë vërtet të formave të rënda. Për të tilla raste mund të këshillohet dhe marrja e antibiotikëve, por kjo vetëm pas kontrollit të bërë në mënyrë të hollësishme nga mjeku. Ndërsa në situata të tjera, kur nuk ka më shumë se 38 gradë temperaturë, këshillohet që të pihet paracetamol disa herë gjatë ditës.

Bërja e vaksinës antigrip është dhe një ndër këshillat kryesore që duhet të mbajnë parasysh prindërit, sidomos për moshat e vogla dhe ato të mëdhatë. Gjithashtu, ju rekomandojmë që të bëni kujdes që të mos aplikohet vaksina tek ata fëmijë të cilët kanë simptoma të shfaqura të gripit, pasi bërja e vaksinës në këtë rast nuk do të ketë efekt. Ndërkohë që vaksina antigrip duhet bërë gjatë kësaj periudhe pasi ka dhe sezonin e vet. Për rastet kur temperatura nuk është shumë e lartë mund të operohet dhe me dhënien e ndonjë paracetamoli, por kurrsesi të antibiotikëve, pasi këto të fundit mund të ndikojnë negativisht në shtimin e sëmundjes. Kujdes gjithashtu prindërit duhet të bëjnë që më parë të bëjnë vizitën e fëmijës sapo të shfaqë simptomat dhe jo t’u drejtohet farmacive për të blerë ilaçe të cilat janë super të dëmshme.

Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?

Qysh me luftu alergjinë në mënyrë natyrale?