Qysh Me Duru Nje Pune qe e Urreni?


Ka shumë njerëz që punojnë punë të cilat nuk i pëlqejnë, apo edhe nuk kanë kryer studime adekuate për atë punë. Këtu keni disa këshilla si të përballeni me këtë fakt.

Mbani një sens të mirë të humorit
Përpiquni të shikoni në sy të mirë gjithçka që bëni. Në rrast se nuk mund të i duroni njerëzit me të cilët punoni, qeshni me atë se sa qesharak njerëzit mund të jenë në situata të ndryshme.

Ushtroni optimizmin tuaj
Nëse me të vërtet ekziston ndonjë test për botëkuptimin e jetës, padyshim ky është njëri nga ta. Shumë dyshime mund të i largoni, nëse vetëm e ndryshoni mënyrën se si i shikoni gjërat. Për shembull, në rrast se e mendoni punën si një gjë që do mbarojë së shpejti, në vend se të mendoni si një ambient të mërzitshëm ku do punoni tërë jetën, do ketë diferencë të madhe në disponimin tuaj.

Mirruni vesh me shefin
Zakonisht, në punët ku nuk na pëlqejnë, nuk mund ta durojmë as shefin. Gjeni disa pika të përbashkëta dhe mundoni ta shikoni atë sa më pozitivisht.

Largojeni frikën se mund të suspendoheni
Ndonjëherë, arsyeja pse e urejmë atë punë, është se ajo na duhet patjetër, dhe punojmë si skllav, e poashtu kemi frikë se do të na pushojnë nga puna. Mirëpo, të jetosh me frikën se do të të suspendojnë, nuk është mënyrë e mirë e të të jetuarit.

Nxirrni gjëra të mira nga situatat e këqija
Edhe pse e urreni punën, gjithmonë ekzsitojnë mundësit që të mësoni diçka të re dhe të nevojshme.

Më e rëndësishmja, shikoni për ndonjë punë tjetër
Kjo situatë nuk zgjat përgjithmonë, një ditë edhe ju do të lirohuni nga burgu. Por, përderisa është “burg”, mundohuni të e mësoni vetën dhe të jetoni me të.

  • alda

    sh urime per punen!
    po perdorni dike qe t’ju redaktoje shkrimet (nje gjuhetar/letrar) keni gabime ortografike, per te mos permendur huazimet..rrezikohet shqipja
    keshtu mund te kishit edhe audience nga Shqiperia etj

Qysh mos me u vonu në punë?

Qysh me i ditë tarifat e transfereve me Western Union?