Qysh me bo makinën tuaj High-Tech? x

Jeni duke planifikuar një udhëtim të gjatë dhe interesant? Nuk ka gjë më të mirë se radiot me frekuencat tuaja të preferuara, por ka dhe vende ku nuk ka valë.

Qysh Me bo Makinën Tuaj High-Tech?

Këtu janë disa këshilla se si ta modifikoni makinën tuaj, në mënyrë që, kur të jeni duke udhëtuar, të ndiheni si në shtëpi.

Një nga ngushëlluesit dhe shoqëruesit më të mirë në botë për udhëtime të gjata dhe të lodhshme është I-pod. Ju mund të keni disqet tuaja të preferuara në kroskot, por është e lodhshme të hapni krahun dhe të ndërroni diskun sa herë që mbaron ose kur nuk ju pëlqen më… në këtë moment hyn në punë I-pod.

iPOD

Ai është shumë efikas, mund t’i ndërrosh këngët duke ngarë makinën, madje pa ngadalësuar fare shpejtësinë, mund të kontrollosh volumin, gjithashtu mund të regjistrosh edhe radiot e tua të preferuara. Sigurisht, mund të keni dëgjuar për disqet MP3, por ato nuk janë aq të shkëlqyera sa I-pod, i cili edhe cilësinë e muzikës e nxjerr më të mirë se playeri normal. Por si ta lidhim I-pod me kasetofonin tonë ekzistues?

I-podi më popullor dhe më i përdorur në botë për këtë qëllim është I-trip nga Griffin Technology, i cili lidhet më një fije të thjeshtë më kasetofonin, gjithashtu përdorni edhe radion tuaj. Zakonisht, playerat e tjerë interferojnë me radion kur I-pod luan radio, por ky jo. N.q.s. keni një 3, 5, atëherë lidheni 3, 5 me 3, 5 kabllo dhe gjithçka është në rregull. Sa më e shkurtër të jetë kablloja, aq më mirë, sepse nuk doni që t’ju ngatërrohet me marshin, aq më keq me pedalet. Kablloja mund të jetë 0.5 m, por zakonisht më i përdoruri është 1 m. Disa fabrika prodhuese ofrojnë mbajtëse për I-pod në mënyrë që ai të ketë vendin e tij dhe të mos ju bezdisë ose humbasë gjatë udhëtimit. Por n.q.s. nuk keni I-pod ose kabllo 3,5, atëherë zgjidhja më e mirë për ju vazhdojnë të mbeten disqet MP3 ose në rastin më të keq CD player i thjeshtë.

DVD player

DVD playerat u duken të gjithëve interesantë, por për disa arsye njerëzit nuk i instalojnë ose dhe ata që i instalojnë, nuk para i përdorin. Kjo, për arsye se kur je në kulmin e trafikut dhe i pushtuar nga stresi i madh i trafikut që të gjithë e përjetojmë përditë, DVD playeri mund të tërheqë vëmendjen dhe mund të godasësh makinën përballë. Por mos u bëni egoistë. Ju mund të mos shihni një film duke ngarë makinën, sepse në fund të fundit kjo ndalohet edhe me ligj, por mendoni për fëmijët tuaj, për shokët tuaj, ata që do të jenë në sediljen e pasme… ata do të argëtoheshin pa masë, në kohën që ju i çoni në destinacion.

Dhe nuk është për t’u shqetësuar çmimi… ka mijëra modele dhe që të gjitha e bëjnë njësoj punën, çmimet variojnë nga pak qindra në shumë mijëra dollarë, kështu që ka për të gjitha shtresat dhe gustot. Shumë të dobishme janë edhe kufjet e DVD playerave, pasi edhe zhurma e një komedie, fjalët që thuhen në të, mund t’ju shpërqendrojnë dhe t’ju shtyjnë të bëni aksident. E pra, kufjet janë zgjidhje shumë e mirë, madje ato pa kabllo, në mënyrë që të mos ju ngatërrohen nëpër këmbë. Por kur t’i lidhni, mos bëni si profesionistë dhe mos u nxitoni… lidhjen duhet ta bëni tek elektroauti jo te merrni fishën dhe thjesht ta fusni tek ndezësi i cigares.

GPS

Tani, GPS ka një shtrirje të madhe në të gjithë planetin. Është një pajisje që duhet patjetër ta keni në makinën tuaj. GPS është diçka krejt tjetër nga navigatori i dikurshëm, i cili i përket të shkuarës. Ata janë një ndihmë e madhe për shoferët të cilët nuk kanë shkuar ndonjëherë aty ku janë nisur të shkojnë. Ata, përveç hartës dhe rrugës, tregojnë ku ka restorante, pika karburanti, tualete etj. Dhe akoma avancojnë… për pak kohë GPS do të jenë të lidhur me satelitë online dhe imagjinoni pak një Google në ekranin e GPS tuaj… një kryevepër.

CELULARI

Të flasësh në telefon duke ngarë makinën është një shkelje e rëndë e Kodit Rrugor, madje në disa vende të botës është shkelje më e madhe sesa të jesh i dehur në timon. Mirëpo ka raste kur duhet patjetër të flasim në telefon, duke ngarë makinën. Si të bëjmë? Zgjidhjet janë të shumta…telefonat e fundit kanë opsione të cilat ofrojnë mundësi të flisni me anë të një mikrofoni, të cilin e instaloni në kroskot… telefoni lidhet me bokset e makinës me anë të Bluetooth. Mos i kurseni paratë, por blini telefon që i ka këto lehtësi, sepse do t’ju ndryshojnë jetën.

Përfundimi

Sidoqoftë, secili ka shijet e tij për mënyrën e arredimit të makinës. Këto ishin thjesht disa këshilla për ta bërë makinën tuaj më interesante dhe udhëtimet e gjata, sidomos kur jeni vetëm, më pak të mërzitshme dhe më të thjeshta. Ato ndihmojnë orientimin tuaj gjithashtu. Por n.q.s. i bëni të gjitha, sepse jeni një njeri i zënë me punë, makina juaj mund të bëhet zyra juaj. Të vetmet limite janë imagjinata juaj dhe gjithashtu thellësia e xhepit tuaj.

 

Qysh Me Ndeze Makinen?

Qysh Me Nderru Filterin e Ajrit ne Makine?